E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilla e Bogdanit: “Të ruajmë qetësinë”

Çezena, skuadra e Erjon Bogdanit, po kalon një moment shumë të keq në Serinë A, duke e qenë e parafundit në renditje kur kanë kaluar 16 javë kampionat. Tifozët e kanë fishkëllyer paraqitjen e skuadrës, por sulmuesi shqiptar deklaroi: “Unë isha i vetëdijshëm se na priste një kampionat i vështirë, Seria A është një nga kampionatet më të vështirë në botë, duhet të qëndrojmë të qetë, jemi të vetëdijshëm se nuk mund t’i luajmë të gjitha ndeshjet për t’i fituar ato, disa herë dhe barazimet mund të na ndihmojnë për të lëvizur në renditje. Unë përpara kampionatit i dija vështirësitë që na prisnin, i kam provuar edhe një herë tjetër vështirësi, por duhet të qëndrojmë të qetë. Na mungojnë disa pikë që i kemi humbur gjatë ecjes, por nuk duhet ta dramatizojmë”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 13 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›