Man Utd merr primatin

Nga Express më 14 dhjetor 2010 në ora 17:33
Manchester United e ka marrë primatin në Premierligën angleze, pasi të hënën mbrëma e mposhti Arsenalin, në derbin e xhiros së 17-të.
“Djajtë e Kuq”, edhe pse kanë një ndeshje më pak (ndaj Blackpool), tash prijnë me 34 pikë, dy më shumë se “Topçinjtë” dhe Manchester City. Ekipit nga Old Trafford, fitoren ia siguroi koreani Park, i cili shënoi me kokë në minutën e 41-të të ndeshjes. Pjesa e dytë i ka takuar ekipit londinez, por vendësit patën një mundësi të artë, por Wayne Rooney dështoi nga pika e bardhë (74’).