E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dortmundi, interes për 3 talente të Prishtinës

Gazeta Shqip

Merkato – Tre futbollistët e Prishtinës, Liridon Latifi, Enis Gavazaj dhe Lorik Aliu, të cilët javën e shkuar ishin në prova te Borusia Dortmundi, do të jenë pjesë e ekipit gjerman edhe gjatë verës, njofton gazeta Express. Ata kanë qenë nën vëzhgimin e klubit gjerman për një javë, si pjesë e përgatitjeve për pjesëmarrjen në turneun ndërkombëtar që do të mbahet në Cyrih në fillim të muajit maj dhe më pas, në fund të korrikut, po në qytetin zviceran. N një njoftim në adresën e klubit të Prishtinës, zyrtarët e Dortmundit thuhet se të tre futbollistët shqiptarë janë konfirmuar për të marrë pjesë në turneun e Cyrihut Blue Stars për të rinjtë, nga 7 deri më 10 maj. Do të jenë pjesë e ekipit prej 18 lojtarësh që do të luajnë në turneun Cyrihut, kundër Mançester Junajtid, Zenitit, Botafogos dhe Cyrihut.

Dortmundi, interes për 3 talente të Prishtinës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›