Pishinat, kontroll për licencat e subjekteve rreth e qark Tiranës
Maj, inspektime për filtrimin, klorinimin dhe standardet si punojnë
Pishinat rreth e qark qytetit të Tiranës, të vjetra të reja, apo biznese së hapura rishtazi do të kontrollohen nga tatimet, por edhe nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me zhvillimin e aktivitetit të tyre. Kontrolli parësor lidhet me licencën dhe të drejtën për të hapur apo për të menaxhuar një aktivitet të tillë pushimi, pasi shumica e pishinave nga inspektimet kanë rezultuar të jenë bare apo restorante, ndërkohë që ofrojnë edhe shërbimin e pishinës për qindra persona. Pritet që këtë vit, kur ka hyrë në fuqi një rregullore e re për mirëmbajtjen e pishinave, bizneseve tu kërkohet plotësimi i disa kritereve si sterilizimi, higjienizimi i ambienteve sipas standardeve europiane, vendosja e masave për ata që ndotin brenda pishinës, duke përdorur teknika të veçanta. Do të kërkohet që për pishinat e mbyllura të zbatohen masa më të rrepta të higjienës, si pajisja me dushe, vendosja e kapelës në kokë, pajisja e ambienteve me dollapë dhe sirtarë për secilin pushues. Kushte të tjera që do të duhet të plotësojnë pishinat lidhet me qarkullimin e ujit në të, parashikimi i sipërfaqeve të caktuara për fëmijë, pajisja me personel shëndetësor, infermieror ose mjekë, të cilët duhet të japin ndihmën e shpejtë në rast aksidentimi apo dehidratimi të pushuesve. Kriter tjetër që do të duhet të përmbushin subjektet që zotërojnë pishinat është edhe pajisja me dushe për secilin resort. Pjesa më e madhe e pishinave në vend janë të hapura, ndërkohë që numërohen pak subjekte që ofrojnë pishina të mbyllura edhe për sezonin e dimrit. Sipas Shëndetit Publik, në raste të mossterilizimit dhe klorizimit të pishinave, nëse nuk zbatohen rregullat e pastërtisë pushuesit rrezikojnë të marrin infeksione dhe të sëmuren kryesisht nga lëkura, por edhe infeksione me pasoja të rënda.
Pishinat, kontroll për licencat e subjekteve rreth e qark Tiranës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email