Çaushaj: Shkumbini do të ngjitetMesfushori Shkumbinit shenoi dy gola ne fitoren 4-1 kunder Teutes

Publikoje ne:
Mesfushori i Shkumbinit, Ilirjan Çaushaj, me dy golat e tij ishte “vrasësi” i Teutës në fitoren e thellë 4-1 ndaj durrsakëve në javën e gjashtë të Kategorisë Superiore.
Ish-lojtari i Dinamos, Teutës e Flamurtarit është ambientuar shumë mirë në sezonin e tij të parë me skuadrën peqinase, pavarësisht se tashmë nën urdhrat e trajnerit të dytë sezonal të Shkumbinit, Kristaq Mile, ish-futbollisti i Shpresave luan në qendër të mesfushës.
Vetë përmetari premton se ka për t’i dhënë më shumë ekipit në ndeshjet në vazhdim për të çuar Shkumbinit shumë më lart se sa në pozicionin në të cilin ndodhet.
Peqinasit do të udhëtojnë në Shkodër në përballjen e radhës, ndaj një Vllaznie të shumë të etur për pikë, pasi formacioni kuqeblu ndodhet në vendin e fundit.
Numri i klikimeve - 894
E Marte, 06 Tetor 2009