E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dos Santos do të largohet nga Tottenhami

Menaxheri Harry Redknapp pret që Giovani dos Santos të largohet nga Tottenhami gjatë këtij muaji, pavarësisht golit të sulmuesit meksikan në fitoren 3-0 ndaj Cheltenhamit në FA Cup të shtunën.

Dos Santos gjatë verës refuzoi kalimin te Udinese, pasi deshi t’i bashkohej Sevillas. Por, Redknapp mendon se sulmuesi do të lëvizë gjatë këtij dimri.

“Mendoj se Gio do të largohet nëse gjejmë një futbollist për ta zëvendësuar. Ai synon të largohet. Ne kishim një ofertë nga Italia gjatë verës së kaluar, por ai deshi të kthehej në Spanjë”, tha Redknapp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›