E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosier, 6 skandalet që po e çojnë qeverinë greke drejt greminës

Agjencia e njohur e lajmeve Rojters ka publikuar sot të listuar gjithë skandalet që njohu qeveria greke e drejtuar Karamanlis. Sot Greqia gjendet në protesta të dhunushme, që njohën ritme të mëda pas vdekjes së një 15 vjeçari, që u qëllua nga policia gjatë një proteste 5 ditë më parë.

Edhe sot protestuesit hodhën bomba mbi policët para jashtë parlamentit. Greva përgjithshme e paralizoi Greqinë si dhe ka krijuar një gjendje të tensionuar për qeverinë konservatore.

Këto janë 6 skandalet kryesore që i faturohen qeverisë greke:

 Skandali Vatopedi ne shtator 2008:

Ministri grek i Marinës Tregtare, Jorgos Vulgaraqis dha dorëheqjen pas kritikave të shumta nga vetë Partia Demokratike për shitblerjet e pronave, përfshirë marrëveshjen për tokën mes shtetit dhe manastirit të pasur të Vetopedit ku bashkëshortja e tij ishte agjente shitje. Ai këmbënguli se nuk kishte bërë asgjë të paligjshme, por ministri i Financave anuloi marrëveshjen si dhe një hetim i ligjshëm tregoi që ai ishte i përfshirë në marrëveshjen e tokës për të cilën media deklaroi se u kushtoi taksapaguesve rreth 100 milionë euro. Parlamenti ngriti një komision hetimi në tetor si dhe në të njëjtën ditë një nga ndihmësit më të afërt të ministrit si dhe ministri i Shtetit, Teodor Rusopulos dha dorëheqjen për rolin e tij të dyshimtë në çështjen e tokës mes manastirit dhe shtetit. Rezultati i hetimit parlamentar pritet në dhjetor.

Kontratat e anijeve ne gusht 2008:

Prokurorët hapën një hetim pasi një pronar anijesh që deklaroi se i kishte dhënë ryshfet një zyrtari në zyrën e ish-ministrit për Egjeun, Aristotelis Pavlidhis si shpërblim për të bërë të mundur që anija të kishte itinerare fitimprurëse. Pavlidhis e mohoi faktin që ndihmësi i tij kishte marrë ryshfet, si dhe ka pasur mbështetjen e qeverisë.

Siemens ne maj 2008:

Greqia po heton nëse kompania gjermane ''Siemens'' i kishte dhënë ryshfet kompanive dhe zyrtarëve për të fituar marrëveshjet përfshirë kontratën e sigurisë për Lojërat Olimpike të  2004-s. Një prokuror ka skeduar akuzat si dhe një gjykatë ka nisur hetim. Një gjykatë gjermane dënoi ish-drejtuesin e ''Siemens''-it, Reinhard Siekaczek në korrik për rolin e tij në vendosjen e fondeve të sheshta të përdorura për të fituar kontrata. ''Siemens'' ka paguar të paktën 1,3 miliardë euro si pagesa të dyshimtë.

 Seks, genjeshtra dhe DVD ne shkurt 2008:

 Ish-ministri i Kulturës, Hhristos Zahopoulos dha dorëheqjen dhe u hodh nga ballkoni i shtëpisë së tij që gjendej në katin e pestë pasi u publikua një DVD që e tregonte teksa kryente marrëdhënie seksuale me asistenten e tij. Atë që media e quajti si skandalin e "seksit, gënjeshtrave dhe DVD-ve" tronditi popullin grek. Zahopulos arriti t'i mbijetonte rënies.

Punonjesit indian ne dhjetor 2007:

Ministri i Punës, Vasilis Maginas dha dorëheqjen pasi shtypi grek deklaroi se ai kishte punësuar një familje indiane të pasiguruar në shtëpinë e tij në fshat. Skandali ndodhi në kohën e reformave të pensionit që u kundërshtuan fuqishëm nga sindikatat. Ai mohoi faktin duke thënë se indianët ishin miqtë e tij.

Hipotekat ne mars 2007:

Rreth 280 milionë euro të publikuara në shkurt të 2007-s nga Ministria e Financave si dhe të nënshkruara nga JP Morgan, kaluan përmes disa komisionerëve para se të përfundonin në fondin e pensioneve të shtetit me vlera të rritura. Ministri i Punës, Savas Cituridhis u largua nga detyra si dhe marrëveshja u kthye mbrapsht. Prokurorët kanë bërë të ditur me qindra akuza nga shkelje deri në pastrim parash, por nuk kanë bërë të ditur emra. Hetimet vazhdojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›