E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëshonin patenta false, 10 arrestime në Tiranë

Tiranë – Dhjetë persona kanë rënë sot në prangat e policisë me akuzën e korrupsionit aktiv dhe pasiv. Ata lëshonin patenta false në bashkëpunim. Drejtoria e Policisë bëri të ditur se Antikrimi Ekonomik realizoi një aksion në bashkëpunim me Task Force në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Transportit Rrugor dhe arrestoi 2 komisionerë për testimin e patentave, 3 punonjës për testimin e patentave, 1 pronar auto-shkolle, 1 polic dhe 3 qytetarë të tjerë.

Pas hetimeve disa mujore, u vertetua se këta shtetas abuzonin me detyrën dhe pajisnin me patenta persona që nuk plotësonin kriteret.

Lëshimi i patentave bëhej kundrejt një shume të mëdhe parash. Janë kontrolluar Zyrat e Drejtorisë së Shërbimit dhe Transportit Rrugor si dhe banesat e personave të prangosur.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›