E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakulteti Part-time, nisin regjistrimet

Tiranë-Kanë nisur sot aplikimet në studimet Part-time në të gjitha fakultetet e vendit. Pranë Universitetit të Tiranës është vënë re një interesim i madh nga ana e studentëve. Sot e deri më 15 dhjetor ka afat për të dorëzuar dosjen, e cila përmban deftesen, certifikatën, fotografinë dhe mandatpagesën e tarifës. Kriteri i vetëm i përzgjedhjes do të jetë nota mesatare e shkollës së mesme apo shkollës së lartë, në varësi të studimeve që ka kryer deri më tani aplikanti.

Sistemi me kohë të pjesshme (Part-time) është miratuar pak ditë më parë nga Këshilli i Ministrave, mjaft vonë po të kemi parasysh se studentët me kohë të plotë e kanë nisur mësimin që më 10 tetor. Sipas udhëzimit të ministrit të Arsimit, Fatos Beja, deri më 19 dhjetor universitetet duhet të shpallin emrat e studentëve fitues. Ndersa viti akademik per keta student do te nise ne 2009-en.

Studimet part-time kanë çmime të ndryshme në varësi të degës që kandidati vendos të ndjek, ku më të shtrenjtët janë Ekonomiku dhe Drejtësia. Ndërkohë një sërë kategorish do të përfitojnë studime falas. Ata jane: Personat me aftësi të kufizuara, personat e papunë, personat që trajtohen me ndihmë ekonomike, nënat që janë kryefamiljare, studentët me aftësi të kufizuara, fëmijët romë apo fëmijët e policëve të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës dhe ish-të përndjekurit politikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›