E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhduket 20-vjeçarja në Elbasan, familja denoncon

Elbasan- Një tjetër person që deklarohet i zhdukur nga familja në qytetin e Elbasanit. Një vajzë 20-vjeçe është larguar nga banesa e saj dy ditë më parë dhe nuk është bërë më e gjallë. Asnjë sinjal, asnjë telefonatë apo mesazh se ku do të shkonte. Pasi ka parë se vajza nuk është kthyer si zakonisht në shtëpi, familja Tabaku, banore e Elbasanit ka bërë denoncimin në polici.

Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale, vajza e zhdukur quhet Odeta Tabaku, lindur e banuese në lagjen lagjen “Dyli Haxhire”. Policia njofton se ajo ëhstë shpallur në kërkim dhe për këtë janë njoftuar edhe komisaritatet e rretheve të tjera për të bërë të mundur gjetjen e saj.

Denoncimin në polici e ka bërë vëllai i 20-vjeçares, shtetasi enkel tabaku, i cili i është drejtuar komisariatit si e vetmja shpresë për gjetjen e motrës. Ai ka thënë se ajo është larguar nga shtëpia në datën 8 dhjetor në orën 15.00 dhe nuk është kthyer më, e as ka njoftuar se ku do të shkonte.

Deri tani, policia nuk ka asnjë të dhënë tjetër rreth vajzës, vetëm sqaron se po kërkohet intensivisht.

Ky është rasti i tretë brenda një kohe shumë të shkurtër që denoncohen njerëz të zhdukur në Elbasan. Ende asnjë gjurmë nga tregtari i veshjeve dhe as nga gruaja 25 vjeçare, nënë e dy fëmijëve, që janë larguar gjithashtu pa gjurmë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›