Të drejtat e njeriut, Berisha: Pronat dhe burgjet, ende problem
Tiranë- Kryeministri Sali Berisha përshëndeti sot 60 vjetorin e Deklaratës Universale të OKB-së për Mbrojtjen e të Drejtave të Lirive të Njeriut.
Ai ka vënë në dukje arritjet e bëra në këtë fushë në vendin tonë, por ka kujtuar edhe problemet që ekzistojnë e për të cilat ka garntuar se do të ketë përmirësime.
"Në Shqipëri liritë dhe të drejtat e qytetarëve janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligj, por kjo ditë na fton të gjithë që të jemi më të përkushtuar ndaj mbrojtjes së tyre, pasi megjithë progresin e pamohueshëm ekzistojnë probleme", tha ai.
Berisha veçoi problemet serioze që ekzistojnë në institucionet e vuajtjes së dënimit, duke siguruar se qeveria do të bëjë çdo përpjekje për të ndryshuar me shpejtësi standardet ekzistuese në këtë fushë. "Probleme ekzistojnë edhe në procesin e kthimit të pronave", theksoi ai, duke kërkuar që të bëhët çdo përpjekje që të mbrohet e drejta e pronës si një e drejtë themelore e qytetarëve shqiptarë.