Dosja “Basha” nesër shorti në Gjykatën e Lartë
TIRANE- Dosja penale në ngarkim të ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha do t’i nënshtrohet shortit elektronik nesër në Gjykatën e Lartë.
Por, pavarësisht se dosja voluminoze Durrës-Kukës është dorëzuar për gjykim, avokatët e të akuzuarve Lulzim Basha, që aktualisht mban postin e ministrit të Jashtëm, dhe Andi Toma, ish-drejtor juridik i Ministrisë së Transporteve, nuk do të heqin dorë nga kërkesat penale për shpalljen të pavlefshme të veprimeve të prokurorisë.
Por, duket se çdo përpjekje e Lulzim Bashës dhe Tomës për t’i shpëtuar akuzës është e kotë, për shkak se tashme gjykata e larte ka ne dore dosjen voluminoze dhe pritet te shqyrtoje një nga çështjet me te bujshme ne vend. Lulëzim Basha dhe Andi Toma nuk e kanë firmosur dosjen penale në ngarkim të tyre, por Prokuroria e Përgjithshme, pavarësisht këtij refuzimi, e ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë.
Ish-kreu i Ministrisë së Transporteve, Basha dhe ish-vartësi i tij, Andi Toma, akuzohen për abuzime me fondet e segmentit Rrëshen-Kalimash, pjesë e Durrës-Kukës. Sipas ekspertëve dëmi që i është shkaktuar shtetit kap shifrën e 232 milionë eurove. Për abuzime me fondet u akuzuan dhe ish-zv/ministri i Transporteve, Armand Teliti dhe ish-drejtoresha e përgjithshme e Rrugëve, Lejla Saraçi. Prokuroria e pushoi akuzën për këta dy ish-zyrtarë për mungesë provash dhe faktesh.
(O.Zh/ BalkanWeb)