Vlorë, 6 fshatra pa energji që prej një jave
6 fshatra në rrethin e Vlorës prej një jave vuajnë mungesën e energjisë. Kjo si pasojë e daljes së lumit Vjosë nga shtrati ka bërë që shtyllat e energjisë të përpihen nga rrjedha. Banorët shprehen se produktet blegtorale janë hedhur poshtë
VLORE- Gjashtë fshatra të rrethit të Vlorës që prej një jave vuajnë mungesën e energjisë elektrike, si pasojë e një defekti të rëndë ne sistemin kryesorë të shpërndarjes. Gjithçka ka nisur të martën e kaluar ku si pasojë e daljes së lumit Vjosë nga shtrati dhe disa prej degëzimeve të tij kanë bërë që shtyllat e energjisë elektrike të cilat kanë qenë të vendosura në krah të lumit të përpihen nga rrjedha e tij. Që prej së martës banorët janë në pritje të riparimit të këtij defekti, i cili sipas tyre i ka shkaktuar shumë probleme mijëra banorëve të zonës ne komunën e Shushicës.
Banorët shprehen se të gjitha produktet blegtorale janë hedhur poshtë, por ka edhe nga ata që i kanë nxjerrë për ti shitur në tregje të ndryshme duke rrezikuar edhe jetën e konsumatorëve për shkak se kanë qëndruar jashtë frigoriferëve. Ata shtojnë se nga ana e elektrikut janë marrë masa dhe kjo situatë do të zgjidhet ditën e ejnte, ku do të vihet në funksion rrjeti i ri. (a.r/news24/balkanweb)