E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja Durrës – Kukës, festa e Verës e shtyn në 10 prill

17/03/2009  Procesi gjyqësor ndaj Lulzim Bashës dhe Andi Tomës në Gjykatën e Lartë do të zhvillohet në datë 10 prill. Edhe pse ishte ditë feste zyrtare, të gjitha palët dje kanë qenë të pranishme në sallën e gjyqit. Por ka qenë trupi gjykues ai që nuk i kishte bërë mirë llogaritë në seancën e radhës duke bërë që dje procesi të shtyhet. Vet ministri Basha ka qenë në seanc gjyqësore. Pas shumë debateve të bëra në seanc gjyqi u shty në datë 10 prill si pasojë e impenjimeve që ministri Basha ka jashtë vendit. Në seanc gjyqësore si edhe më parë kanë qenë të pranishëm përfaqësues të OSBE dhe të Ministrisë së Jashtme. Të gjithë ishin dakord që gjyqi të bëhej por më kot. Gjykata vendosi që të respektohej tradita dhe të mos zhvillohej gjyqi edhe pse ioshin të pregatitur të gjithë. Dosja Durrës Kukës ka hasur shuëm debate dhe diskutime gjatë seancave gjyqsore. Dje gjykata duhej të shprehej për vazhdimin ose jo të gjyqit kundër Lulzim Bashës. Kërkesën për të mos e marr në shqyrtim dosjen penale dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme e bëri nëj seanc më parë minsitri i Jashtëm Lulzim Basha i marr me cilësinë e të pandehurit. Për avokatët mbrojtës dhe vet të pandehurin Basha, prokuroria ka kryer veprime jashtë të gjitha afateve proçeduriale dhe në këto kushte dosje nuk duhet të vazhdoi të gjykohet. Në këtë mendim ishte edhe avokati Genc Gjokutaj që në këtë proces mbron të pandehurin Andi Toma. Lulzim Basha dhe Andio Toma akuzohen se në bashkëpumim me njëri- tjetrin kanë kryer veprime të cilat kanë cënuar reputacionin e tyre , kjo duke shpërdoruar detyrën. Bëhet fjalë për shpërdorimet me tenderat gjatë kohës kur ministri aktual i jashtëm Lulzim Basha ka qenë në kryer të dikasterit të Ministrisë së Transporteve. Sipas prokurroisë Basha ka shpërdoruar fondet publike për rrugën Durrës Kalimash- Morinë. Por të gjitha pretendimet e akuzës janë hedhur poshtë nga ana e të pandehurve. Avokatët mbrojtës kanë theksuar gjatë gjithë kohës se veprimet e prokurorisë të kryera pas datës 6 nëntor janë jashtë çdo proçedure. Këto veprime janë kundërshtuar edhe nga ana e shkallës s ëparë të gjyqësorit. Por për të gjitha pretendimet e palëve i mbetet trupit gjykues të Gjykatës së Lartë të shprehet nëse vendimet e mëparshme janë të bazuara apo jo. Avokatët janw shprehur optimist se dosja do të mbyllet shumë shpejt pasi janë të bindur që veprimet e akuzës kanë qenë jo ligjore.

Ora 09:55 ministri i jashtëm vjen në gjykatë.

Përfaqësuesit e OSCE-së dhe të ministrisë së jashtme ndodhen në sallën e gjykatës.

Në orën 10:17 në sallë hyjnë gjykatësit.

Debati

Relatori Spiro Spiro: Na falni për vonesën. Ju jeni korrekt, keni ardhur të gjithë. Ne caktuam datën e seancës gjyqësore dhe nuk e dinim që ishte festë. Gjykata e Lartë nuk ka zhvilluar asnjë seancë gjyqësore në ditë festash dhe për këtë arsye vendosëm që mos të thyejmë traditën dhe të shtyjmë seancën gjyqësore, pas konsultave me anëtarët e trupit gjykues.

Prokurorë, çfarë mendimi keni që seanca e radhës të zhvillohet në datën 20 mars?

Prokuroria Arben Kraja; Zotëri gjyqtarë, duke filluar nga sot pasdite do të nisem jashtë shtetit për një trajnim ndërkombëtar (trajnimi për krimin ekonomiko-financiar në Strasburg).

Prokuroria Artur Selmani: Ne mendojmë se gjyqi duhet të zhvillohet, përderisa jemi mbledhur të gjithë palët...

Gjyqtari Spiro Spiro: Nuk të kërkuam mendime, vetëm për datën që vendosëm...

Prokurori Artur Selmani: Jam dakord që të zhvillohet kur të doni ju.

Lulzim Basha: Jemi dakord për datën 20 mars.

Avokati Genc Gjokutaj: Mendoj se seanca gjyqësore mund të zhvillohet edhe me praninë e një prokurori.

Gjyqtari Spiro Spiro: Nuk të kërkuam mendime. Si ju duket data tjetër e gjyqit...?

Genc Gjokutaj: Jam dakord për datën.

Gjyqtari: Z.Basha, po data 27 prill?

Basha: I nderuar gjyqtar, në këtë datë kam impenjime jashtë shtetit.

Gjyqtari Spiro Spiro: Z.Basha po data 3 prill.

Basha: Në këtë datë është Samiti i Strasburgut...

Relatori Spiro Spiro: Trupi gjykues tërhiqet.

Opinionet

Prokurorët: Mblidhemi këtu edhe bëjmë filma

Avokatët: Edhe shpallja e datës tjetër në këtë ditë është e pavlefshme. Duket se kalendari i anëtarëve të trupit gjykues duhet të jetë i huaj.

Gjyqtari Spiro Spiro: Pamë kalendarin dhe u kujdesëm që seanca e radhës të mos jetë ditë pushimi, pasi janë edhe pashkët. Ne menduam për datën 10 prill ora 10:00. Palët janë dakord.

Prokurori Artur Selmani: Zotërinj gjyqtarë! Nuk e kuptoj arsyetimin e shtyrjes së gjyqit.

Gjyqtarët: Kini mendjen kur vini në gjyq. Herë tjetër merrni asistentë.

Avokati Genc Gjokutaj: Është hera e tretë që anëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë nuk zbatojnë gjykimin e pandërprerë.

Gjyqtarët: Shtyrjen e kërkuan palët, pasi kishin impenjime, ju lutemi asnjë koment, data është vendosur. Seancën e deklarojmë të mbyllur!

Dosja Gërdeci, shorti në Gjykatën e Lartë me anë të goglave

Ka mbërritur vetëm katër ditë më parë në Gjykatën e Lartë dosja penale me emrat e 28 të pandehurve zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtes, të cilët janë cilësuar fajtor nga ana e akuzës për ngjarjen e 15 marsit të vitit 2007 në Gërdec. Burime nga Gjykat ae Lartë bëjne të ditur se shorti ende nuk është vendosur se kur do të hidhet. Po të njëjtat burime theksojnë se ai mund të hidhet edhe sot por edhe më vonë, gjithsesi një gjë është e sigurtë. Gjykata ka vendosur që shorti të hidhet me gogla. Është vendosur të zbatohet e njëjta praktik që është zbatuar edhe me dosjen Durrës – Kukës. Janë 60 fashikuj të nisur nga organi i akuzës. Ndërsa bëhete ditur se bashkangjitur në dosje është edhe padia civile e bërë nga Avokati i Shtetit në dëm të shoqërisë Alba Demil të drejtuar nga Mihal Delijorgji. Avokati i Shtetit i kërkon Delijorgjit të paguaj për dëmin në Gërdec shumën prej 2 miliard lekësh.

A.Ç

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›