E Shtunë, 31 Tetor 2026

U merr 8.4 mil leke per biznes

TIRANE - Mashtrimi per te bere nje biznes ka vene nje person nen hetim. Policia e Tiranes, tha gjate dites se djeshme se, Arben T., 38 vjec eshte vene nen hetim pasi ka mashtruar kater persona, te cileve u kishte marre shumen e 8.4 milione lekeve. Por mos kthimi i ketyre parave ka bere qe tre personat qe ishin mashtruar, t'i drejtohen policise dhe te bejne denoncim ndaj 38-vjecarit. Pasi kane marre deklarimet, policia ka bere te mundur gjetjen e te denoncuarit dhe marrjen ne pyetje te tij. Dhe ai vete ka dhene deshmine, duke deklaruar se, nuk ishte e vertete qe i kishte mashtruar kater personat, por u kishte marre parate qe me pas do jua kthente, por duke pasur mallin ne qarkullim nuk ka pasur mundesi.

Mashtrimi

Nga deshmite e marra nga te demtuarit, eshte bere e ditur se, i hetuari u kishte premtuar qe do t'i perfshinte ne nje biznes te shitjes se mallrave me shumice, duke i marre ne vende te ndryshme, si Turqi, Greqi, Kosove etj. Por sipas deklarimeve te te mashtruarve, kjo gje nuk ishte realizuar ndonjehere por Arben T., pasi kishte marre parate ishte larguar nga kryeqyteti duke iu shmangur atyre. Ishin specialistet e Seksionit Kunder Krimit Ekonomik e Financiar, qe kane bere hetimet ne lidhje me denoncimin e bere. Nga te dhenat eshte bere e ditur se, te kater personave i hetuari iu kishte marre nga 2 milione leke, duke u premtuar per t'u angazhuar dhe ata ne biznesin e shitjes se mallrave te ndryshme me shumice. Pas disa kerkimesh ata kane gjetur personin e denoncuar dhe e kane marre ne pyetje, ne lidhje me denoncimet e bera ndaj tij.

Policia

Pasi kane bere hetimet, uniformat blu kane arritur ne perfundimin se, Arben T., duhet te hetohet ne gjendje te lire. Pas kesaj, ndaj tij jane derguar materialet ne Prokurori, duke u hetuar per vepren penale te vjedhjes me ane te "mashtrimit".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›