E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhdukja e 6 vjecaresnga Kukësi, Apeli inënës: Më ktheni vajzën

KUKES- Asnjë gjurmë, asnjë fjalë asgjë prej gjëje për vogëlushen e zhdukur që prej të shtunës së 21 majit në fshatin Zapod të Kukësit.

"I kam rënë fshatit rreth e përqark nga mëngjesi, në drekë, në darkë.... por asgjë “- thotë e ëma Blerina Mata e cila nuk fsheh dot rraskapitjen shpirtërore dhe as trupore që i ka shkaktuar humbja e Bleonës.

 Policia vazhdon të hetojë në pistën e rrëmbimit ndërsa të ëmës nuk i ka mbetur gjë tjetër vecse të bëjë apel se është gati të falë organet e saj apo dhe vetë jetën vetëm të mësojë se 6 vjecarja është gjallë.

„Të lutem, të lutem kush e ka rrëmbyer të tregojë që është gjallë. E kompensojmë ne, ndaç me lekë, ndaç me organe, ndaç me jetë njeriu me cfarë të dojë, vetëm të thonë që është gjallë apo të na tregojnë personin që e ka rrëmbyer“- bën apel në NEWS24 Blerina Mata.

„Ai që e ka marrë ta vejë dorën në zemër, si prind të na e sjëllë fëmijën, në këmbim të cfarë të dojë, ndac të lekëve ndac të organeve, vetëm të na e sjellë“ - përsërit i ati, Zamir Mata, i cili këmbëngul që policia të vazhdojë bastisjet në të gjithë shtëpitë e fshatrave përreth, pasi „nuk dihet se ku mund ta ketë fshehur keqbërësi.“

Vetë Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit Hysni Burgaj shkoi dje në banesën e varfër të familjes Mata për të dhënë mbështetjen dhe për grantuar se të gjithë strukturat policore të shtetit madje dhe shërbimet e inteligjences janë angazhuar për të zbuluar se cfarë ka ndodhur me vajzën me dy fjongo të kuqe.

Zoti Burgaj  konfirmoi se kishte kontaktuar me homologun maqedonas dhe atë kosovar. Madje shtoi se për Maqedoninë, ishte dërguar një „informacion për verifikim të mëtejshëm“

„I bëj thirrje të gjithë banorëve policisë së qarkut të Kukësit të mos ndërpresin kërkimet që nesër (01 qershor) të nisin krehjet e zonës që kanë mbetur pa u kontrolluar për të saktësuar më pas me pistën që ne kemi dyshim“-urdhëroi Burgaj.

Policia ka vënë në dispozicion 3 milionë lekë në këmbim të cdo informacioni të saktë për vendndodhjen e vogëlushes ndërsa hetimet rreth personit që u ndalua pak ditë më parë për ndryshim të dëshmisë nuk kanë dhënë ndonjë gjë të re. I ndaluari një 29 vjecar nga fshati Lojmë ka mohur që tu ketë thënë të afërve të Bleonës se kishte dijeni se kush e kishtë rrëmbyer vogëlushen.

Vogëlushja Blerina Mata u zhduk pasditen e se shtunes teksa kulloste bagëtitë së bashku me hallën dhe dy mikeshat e saj. Halla dhe shoqet u kthyen në fshat kurse vajza e vogël jo. Banorët gjetën xhupin e saj në lëndinën rreth 500 metra sipër fshatit.

NEWS 24 bën apel për të gjithë personat qe kanë informacione që mund të ndihmojnë në gjetjen e 6-vjecares së humbur, të lajmërojnë policinë në numrin 029. Gjthashtu mund të telefononi në numrin e redaksisë së News24, 069 36 666 63 apo të dërgoni email në adresën news24@balkanweb.com.
(Redaktoi Suela Gera/intervistoi Bledi Dokle/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›