Dosja Gerdeci njolle turpi per drejtesine shqiptare
Ministri i Drejtesise Bujar Nishani i eshte pergjigjur interesit te medias lidhur me shtyrjet e njepasnjeshme te ceshtjes se bujshme Gerdeci dhe hapat qe do te ndermarre institucioni qe drejton se bashku me aktore te tjere ne drejtesi dhe politike per ti dhene fund kesaj situate. Qysh ne fillim te reagimit te tij ministri e konsideroi situaten ne kete proces si nje njolle turpi per drejtesine shqiptare. Z. Nishani deklaroi se ministria nuk ka asnje instrument ligjor per ta ndaluar fenomenin por ka dy plane njera prej te cilave eshte ndryshimi i ligjit per avokatine dhe e dyta propozimi qe shpenzimet gjyqesore tia ngarkoje avokatit qe behet shkak per shtyrjen e seances. Eumlshte absolutisht nje shqetesim shume serioz qe nuk ndihmon berjen e drejtesise. Ky eshte nje fenomen qe po merr masa shqetesuese. Do te nderhyjme ne dy menyra qofte me ligjin e avokatise ose perndryshe permes nje akti te vecante per te ngarkuar financiarisht avokatin qe prish rendin e seances - eshte shprehur ministri Nishani.