E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhja ne butike arrestohen dy vajza hajdute

Pas arrestimit te shiteses 21-vjecare nga Berati ne prangat e policise jane vene edhe dy vajza te tjera banuese ne Tirane. Ndalimi i tyre nga blute e Beratit ka ardhur pasi ato akuzohen per vjedhjen e kater butikeve ne qytetin e Beratit. Mbas denoncimit qe eshte bere nga te demtuarit tri dite me pare efektivet e ketij qyteti jane vene ne levizje per kapjen e vajzave. Gjate hetimeve nga ana e policise eshte vertetuar se vajzat jane autore te vjedhjes te te kater dyqaneve. Te dyja ato akuzohen se ne bashkepunim me njera-tjetren kane vjedhur ne kater dyqane veshjesh ne kete qytet mallra me vlere te konsiderueshme. Ne momentin e ndalimit vajzave iu gjeten dhe disa nga mallrat e vjedhur. Ato do te perballen me vepren penale te vjedhjes ne bashkepunim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›