Pagat e gjyqtareve rritje ne formen e bonuseve
Ministri i Drejtesise ben te ditur se brenda muajve te pare te ketij viti pritet te kete rritje ne pagat e gjyqtareve te Shkalles se Pare dhe Apelit. Por parashikohet qe kjo rritje te vije permes bonuseve per shkak te moskalimit te ligjit per shkak te votave te munguara te opozites ne Parlament. Mund tju informoj se Ministria e Drejtesise ka gati nje draft per rritjen e pagave te gjyqtareve te Shkalles se Pare dhe Apelit. Nuk mund te flas me shifra per nje page minimale apo maksimale pasi kjo do te percaktohet me vendim te Keshillit te Ministrave. Nese une do jepja nje shifer nuk do isha korrekt. Ministria e Drejtesise dhe Ministria e Financave kane gati metodologjine dhe kane bere perllogaritjet per rritjen e pages kryesisht ne formen e bonuseve me qellim qe te mos hasen pengesa ligjore. Kete e kemi bere per shkak te pamundesise ne hyrjen e ligjit baze dhe kjo per shkak te mungeses se votave te opozites ne Parlament. Duke pare nje qendrim te paarsyetuar te opozites per rritjen e pagave te gjyqtareve ne kemi menduar ti japim nje zgjidhje tjeter permes bonuseve per keta gjyqtare. Se shpejti ne muajt e aferm te ketij viti ligji me ndryshimet do te shkoje ne Parlament dhe jam i sigurt qe gjyqtaret e shkalles se pare dhe te apelit do te perfitojne rritjen qe meritojne nje element tjeter ky qe do rrise integritetin e tyre - perfundoi ministri.