E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga shiteses fshehu 8 mije euro

Nje vajze 21-vjecare e cila punonte si shitese eshte vene ne pranga nga policia e Beratit per Vjedhje e Shperdorim te detyres. Sipas policise shitesja 21-vjecare nga Berati eshte arrestuar nga blute e ketij qyteti pasi nuk kishte deklaruar shitjet e bera ne shoqerine ku ajo punonte. Sipas policise vajza punonte si shitese ne firmen private te kasave te regjistrimit B.N.T Electronic filial i deges se Beratit. Po sipas te njejtave burime ndalimi i saj ka ardhur pasi ajo nuk ka arketuar nje shume prej tete mije eurosh duke fshehur ne kete menyre shitjet e bera te aparaturave te kasave fiskale. Tashme 21-vjecarja do te dale perpara gjykates ku do te perballet me akuzen e vjedhjes se tete milioneve e per shperdorimin e detyres.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›