E Diel, 1 Nëntor 2026

Donte kujdestarine e femijeve granate ne banesen e ish-gruas

Shperthimi i granates plagoset nje kalimtare e rastit. I arrestuari Meta me pare tentoi vrasjen me thike te gruas

Debati per kujdestarine e femijeve mes nje cifti te ndare ne Elbasan ka kaluar cdo lloj norme apo parashikimi duke arritur deri ne perdorimin e thikes dhe e me pas ne shperthimin e nje granate. Nga shperthimi i granates ka mbetur e plagosur nje grua e cila po kalonte rastesisht prane vendit ku ka shperthyer granata. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin e gruas ku fillimisht Indrit Meta ka tentuar te godase ish-bashkeshorten me thike e me pas ka shkuar tek automjeti i tij i parkuar prane baneses dhe ka marre nje granate per ta hedhur ne shtepine ku banonte ish-gruaja e tij Luljeta Musta 27 vjece. Sipas burimeve zyrtare policore nga granata e shperthyer nuk eshte demtuar ish-bashkeshortja e 30-vjecarit apo ndonje nga anetaret e familjes se saj por mesohet se nga shperthimi eshte plagosur kalimtarja Safete Musta 50 vjece. Policia ben te ditur se konflikti midis ciftit ka ardhur pas nje debati per kujdestarine e dy femijeve pas divorcit. Nga te njejtat burime mesohet se 50-vjecarja e plagosur ndodhet ne spitalin rajonal te Elbasanit ndersa mjeket thone se eshte jashte rrezikut per jeten.

Ngjarja

Ngjarja e rende ka ndodhur ne fshatin Shelg te Elbasanit dhe per fat te mire sa nuk ka shenuar edhe viktimen e radhes ne krimet brenda familjes. Burri nje 30-vjecar nga fshati Gjyrale i Elbasanit ka tentuar te vrase paraditen e djeshme ish-bashkeshorten e tij. Sipas burimeve zyrtare policore Indrit Meta ka ardhur nga fshati i tij ne fshatin Shelg ku ish-bashkeshortja Luljeta Musta ishte zhvendosur pas ndarjes me te duke marre edhe dy femijet e vegjel me vete. Po sipas burimeve 30-vjecari Meta ka shkuar atje per te marre femijet dhe per te bindur ish-gruan e tij me ane te presionit qe te hiqte dore nga kujdestaria e femijeve. Por ai ka hasur ne kundershtimin e 27-vjecares e cila nuk ka pranuar qe te hiqte dore apo tia linte atij femijet e mitur. Me pas debati i tyre ka ardhur duke u shtuar duke arritur ne nxjerrjen e nje thike nga ana e burrit. Pas nje konflikti verbal me ish-gruan e tij ai ka tentuar ta qelloje fillimisht me thike 27-vjecaren por nuk ia ka arritur qellimit pasi ajo i ka shpetuar dhe ka hyre brenda shtepise ku po banonte. Pasi ka deshtuar heren e pare Indriti nuk ka hequr dore dhe ka nxituar drejt makines se tij per te marre nga aty nje granate te cilen e ka hedhur ne banesen ku sapo kishte hyre ish-gruaja. Fatmiresisht nga shperthimi i granates nuk ka pasur viktima ne njerez por ka mbetur e plagosur 50-vjecarja Safete Musta po nga fshati Shelg. E plagosura qe eshte edhe e aferme me Luljeta Musten po kalonte ne ato momente rastesisht prane vendit te shperthimit. Ajo tashme ndodhet ne spitalin e Elbasanit ndersa mjeket shprehen se 50-vjecarja eshte jashte rrezikut per jeten. Nderkohe qe uniformat blu te qytetit te Elbasanit kane vene ne pranga autorin e kesaj ngjarjeje dhe ka nisur procedurat hetimore per vepren penale Tentative per vrasje. Materialet hetimore ne ngarkim te tij i kane kaluar rrethit gjyqesor te Elbasanit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›