E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja Gerdeci shkon ne Gjykaten e Larte

Dergohet ne Gjykaten e Larte dosja per tragjedine e Gerdecit. Prokuroret kane dorezuar ne Gjykate 80 fashikujt per te pandehurit e Gerdecit.
Dy dite me pare ishte vete kryeprokurorja, Ina Rama, e cila la te kuptohej qarte se Prokuroria do te dorezonte dosjen shume shpejt. Keshtu organi i akuzes nuk rrezikoi me afatet hetimore, sikurse ndodhi me ceshtjen Rreshen-Kalimash, me te pandehur ish-ministrin e Transporteve, Lulezim Bashen.
Pervec kater te arrestuarve Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxholli dhe Sokol Gjeci, pjesa tjeter e te akuzuarve jane ne gjendje te lire. Mes tyre edhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu i akuzuar per shperdorim detyre ne bashkepunim se bashku me dy ish-sekretaret e Pergjithshem te kesaj ministrie.
Po per shperdorimin e detyres jane te pandehur edhe ish-ushtaraket me te larte te Forcave te Armatosura, ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem Luan Hoxha, ish- zevendes shefi i Shtabit te Pergjithshem Agim Lala, ish-komandanti i Forces se Bashkuar Shpetim Spahiu dhe Zija Bahja, ish-komandant i Forces Mbeshtetese.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›