Pensione false dhe nje nen hetim
TIRANE - Hetim ne gjendje te lire te nje personi, i cili akuzohet per perfitim te pensionit ne menyre te jashteligjshme. Burimet zyrtare te Policise se Tiranes bene te ditur dje se eshte derguar dosja ne Prokurorine e Tiranes, nen akuzen e “mashtrimit”, ndaj Skender Shkozes, 51 vjec. Policia tha nje dite me pare se ndaj 51-vjecarit Shkoza eshte depozituar nje kallezim penal nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqerore, se i lartpermenduri ka perfituar pension ne menyre te paligjshme, duke mashtruar per vitet e punes me ane te dokumentacionit te falsifikuar. Sipas te dhenave, hetimet ndaj ketij personi jane bere ne kuader te hetimeve per perfitim te pensioneve.