Kapen te miturit, vjedhes te dyqaneve
TIRANE - Tre te mitur jane vene ne pranga nga policia, pasi akuzohen per vjedhje te ndryshme. Policia tha se, sherbimet e Komisariatit te Policise numer 3, fale nje pune intensive ne drejtim te kapjes se autoreve per vjedhjen e pasurise, kane mundesuar ndalimin e 3 te miturve, si autor te vjedhjeve te ndodhura ne Tirane. Policia tha se ka ndaluar T. T., 13 vjec, K. B., 13 vjec, J. A., 13 vjec. Te arrestuarit jane banues ne Tirane. Policia e kryeqytetit beri te ditur se ndaj tyre eshte arritur implikimi i tyre dhe dokumentimi i disa vjedhje te ndodhura ne bashkepunim me njeri-tjetrin. Sipas policise, te ndaluarit, me 26 maj 2008, ne rrugen e Durresit, kane bere vjedhjen e Agjencise Ajrore “Hemus Air”, si dhe disa dyqane.