E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Nishani takim me drejtuesit e KFOR per kufirin

TIRANE - Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, priti ne nje takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Lejtnant, Xavier de Marnhac dhe delegacioni qe e shoqeronte. Burime zyrtare nga ministria, bene te ditur se Nishani e njohu Komandantin e KFOR-it me punen e dikasterit qe ai drejton per menaxhimin e kufijve, bazuar ne Strategjine per Menaxhimin e Integruar, si dhe nje sere rezultatesh konkrete ne lufte kunder krimit nderkufitar dhe trafiqeve te paligjshme. Ministri Nishani informoi Gjeneralin Marnhac edhe mbi marreveshjet per bashkepunim nderkufitar me vendet fqinje dhe format e ndryshme te bashkepunimit si patrullimet e perbashketa, shkembimi i informacionit etj, te cilat realizohen edhe me KFOR-in, duke falenderuar nderkohe Komanden e KFOR-it per bashkepunimin e ofruar per agjencite e zbatimit te ligjit ne Shqiperi. Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Lejtnant Xavier de Marnhac, vleresoi rezultatet e arritura nga Shqiperia ne lufte kunder krimit te organizuar e trafiqeve te paligjshme, si dhe per forcimin e rolit te saj bashkepunues e stabilizues ne rajon dhe nderkohe kerkoi bashkepunimin e Ministrise se Brendshme per finalizimin sa me shpejt te marreveshjes TOPA (Temporary Operations Procedures Agreements), e cila vendos mbi baza me te qarta bashkepunimin mes KFOR-it dhe Policise Kufitare te Shqiperise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›