Dosja Hoxha, del në skenë ish-shikasi i kapur në Londër
22/04/2009
TIRANË- Ilir Kumbaro një prej të pandehurve akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës ka dalë në skenë. Dje në seancë gjyqësore për herë të parë janë shfaqur dy avokat të Kumbaros duke i paraqitur Gjykatës për Krime të Rënda prokurën e posaçme të firmosur nga djali i tij Ervin Kumbaro. Prokuroria është lexuar dje në seancë gjyqësore, e cila vazhdoi shumë pak. Avokatët pas dorëzimit të prokurës kërkuan kohë të njihen me dosjen penale. Ndërsa gjykata ka marrë parasysh kërkesën e avokatëve Vojo Bregu dhe Bledar Fejzo. Ilir Kumbaro është arrestuar në Angli dhe nuk e ka pranuar identitetin e tij. Ai njihet në këtë shtet me emrin Shaqe Shatri. Megjithatë, nëpërmjet familjarëve ai është vënë në dijeni për vazhdimin e këtij procesi gjyqësor. Kumbaro është i akuzuar njësoj si të pandehurit e tjerë në këtë proces. Ndërkohë që gjykimi i tij do të vazhdoi menjëherë sapo të kryhet ekstradimi. Në seancën e djeshme gjyqësore pritej të jepnin dëshminë e tyre tre dëshmitarë. Por pas kërkesës së dy avokatëve për t’u njohur me dosjen dëshmia e tyre nuk është dëgjuar duke u rithirrur edhe një herë tjetër. Ilir Kumabro ndodhet në dosjen e të akuzuarve për çështjen e Remzi Hoxhës. Në vitin 1995, Hoxha u rrëmbye, tortura dhe më pas u zhduk pa lënë asnjë gjurmë. Edhe sot që vazhdon të ndiqet një proces penal, eshtrat e Hoxhës nuk dihet se ku ndodhen, pavarësisht kërkimit që kanë bërë familjarët e tij. Në bankën e të akuzuarve ndodhen ish-funksionarë të SHIK-ut të atyre viteve. Por deri tani asnjë e dhënë. Para gjykatës kanë dhënë deklarim edhe disa funksionarë të lartë të shtetit, të cilët kanë shpjeguar për mënyrën se si është vepruar pasi kanë marrë njoftim për rrëmbimin e Hoxhës.