E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton operatorin e katërt celular

22/04/2009  Komisioni parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, me votat e mazhorancës dhe të demokristianit Frrok Gjini, miratoi pasditen e djeshme dhënien e licencës për operatorin e katër të telefonisë celulare “Postë-Telekomunikacioni i Kosovës sh.a”. Projekti i qeverisë është kundërshtuar nga deputeti i PDK-së Frrok Gjini, i cili, dhe pse ka vlerësuar se dhënia e kësaj licence përbën një shkelje, ai ka votuar pro tij. Sipas projektit “Postë-Telekomunikacioni i Kosovës, sh.a”., në përputhje me kërkesat e dokumentacionit standard të procedurës “tender i hapur ndërkombëtar”, do të përdorë për 15 vjet kundrejt çmimit 7 200 000 euro brezin e frekuencave E-GSM dhe GSM 1800. Koha e fillimit të shërbimit për fituesin e tenderit publik të jetë jo më vonë se 6 muaj pas datës së lëshimit të autorizimit individual nga AKEP-ja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›