Dosja “Kashari” gjykata administron fakte abuzive me pronat
Autori i Lajmit: red.
Prokuroria e rrethit Gjyqësor Tiranë ka marrë të martën në shqyrtim materialet e reja hetimore lidhur me abuzimet me regjistrimin e trojeve në Hipotekë. Burime nga Prokuroria bënë të ditur se grupi hetimor ka administruar së fundmi një sërë dokumentacionesh shkresore, mes tyre edhe kallëzime nga qytetarët, që flasin për regjistrimin e trojeve me dokumente të falsifikuara. Sipas të njëjtave burime, mësohet se sigurimi i këtyre materialeve është bërë shkak për zgjatjen me tre muaj të tjerë të afateve hetimore për të pandehurit e operacionit "Furtuna", që akuzohen për afera korruptive në lidhje me procedurat e regjistrimit të ngastrave të tokës në Hipotekë. Operacioni "Furtuna" u finalizua në muajin shkurt 2008 me arrestimin si të dyshuar në abuzime me regjistrimin e tokës të 6 personave, mes tyre 3 specialiste në Hipotekën e Tiranës. Operacioni në fjalë u organizua nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Njësinë Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës.
Ky lajm është publikuar: 11/06/2008