E Martë, 3 Nëntor 2026

U dëmtua nga makineria në punë, ndërron jetë 53-vjeçari në Divjakë

Një 53-vjeçar ka humbur jetën pasi është dëmtuar nga një makineri gjatë kohës që ishte në punë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Divjakë, në ambientet e një subjekti për paketimin e produkteve ushqimore, në pronësi të shtetasit R. J.

Punonjësi i subjektit, 53-vjeçari I. L., ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.                

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›