E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patentat, shtohet numri i gabimeve te lejuara

Te gjitha ata persona qe do te hyjne ne testim per tu pajisur me leje drejtimi automjeti, tani do ta kene me te lehte marrjen e tij. Ministria e Transporteve ka shtuar numrin e gabimeve te lejueshme ne testimin me shkrim te kursanteve, duke e bere me 10 gabime te lejuara. Prej gati nje viti numri i gabimeve te lejuara ishte ne vetem shtate te tilla, dhe ky vendim u mor per shkak se u shtua ndjeshem numri i aksidenteve rrugore. Por pas ankesave te shumta nga ana e autoshkollave si dhe te vete kursanteve u vendos rritja e numrit te gabimeve te lejueshme.

Testi teorik eshte percaktuar me 40 pyetje dhe ne rast se ploteson 11 gabim prej tyre, nuk do te pajisesh me patente. Prej rreth 2 javesh, eshte vendosur shtimi i gabimeve gjate testimit teorik per leshimin e lejes se drejtimit te nje automjetit. Brenda nje kohe te shkurter, pra rreth 2 vjetesh testimi per tu pajisur me leje drejtimi automjeti ka njohur nje sere ndryshimesh te thella. Keshtu nga 13 qe ka qene maksimumi i numrit te gabimeve sipas Udhezimit te dates 13.03.03 "Per organizimin dhe funksionimin e autoshkollave", u vendos qe numri i gabimeve ulet ne 7. Pra, ne provimin e teorise mund ti pergjigjeshe negativisht jo me shume se 7 pyetjeve nga 40 qe ka testi i hartuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimit te Transportit Rrugor. Fillimisht u mendua se zvogelimi i numrit te gabimeve te lejuara per te kaluar testin e teorise, do te influenconte pozitivisht ne pergatitjen teorike te kandidateve per drejtues mjeti. Por, ky vendim duket se nuk pati asnje rezultat konkret, pervec ankesave te shumta nga ana e autoshkollave, si dhe numrit te madh te kursanteve qe duan te pajisen me patente. Prej disa kohesh autoshkollat zhvilluan disa protesta te njepasnjeshme ne menyre qe te beheshin ndryshime, pasi numri i personave qe nuk po arrinin te merrnin kete testim ishte rritur ndjeshem. Si pasoje, ky numer gabimesh u rrit serish dhe tashme lejen e drejtimit mund ta marresh edhe me 10 te tille.

Ne kuader te lehtesimit te dokumenteve per pajisje me leje drejtimi automjeti, Autoriteti Shendetesor Rajonal ka nxjerre nje urdher te ri, sipas te cilit vetem vizitat per syte dhe veshet do te kryhen te mjeket specialiste, ndersa te tjerat te mjeku i familjes. Rregulli i ri, jo vetem qe u kursen personave te pasiguruar 600 leke per secilen vizite, por edhe oret e gjata te pritjes per te marre nje firme qe konfirmon se nuk kane probleme. Deri ne nxjerrjen e kesaj urdherese, cdo qytetar per t'u regjistruar ne autoshkolle duhet te kryente vizitat te kardiologu, okulisti, otorino-laringologu, endokrinologu, nefrologu, neurologu dhe psikiatri. Sipas ASHR, kjo menyre e re e marrjes se certifikates mjekesore te patentes, do te mundesoje eliminimin e fluksit te madh te vizitave qe mjeket specialiste kryejne ne dite dhe uljen e kostos per keto procedura mjekesore. Me urdhrin e fundit te ASHR-se, aplikuesi do te vizitohet te mjeku specialist vetem per te kontrolluar veshtrimin dhe degjimin, ndersa te pese specialitetet e tjera do te kryhen te mjeku i familjes, ku vizita kushton 400 leke per te pasiguruarit. Ne shume raste qytetaret jane ankuar per sorollatjet pafund per dokumentacionin e regjistrimit ne autoshkolla.

Qarkullimi, tani me drita ndezur

Te gjithe drejtuesit e automjeteve jane te detyruar, te perdorin feneret jo-verbues (drita te shkurta) gjate gjithe kohes se levizjes ne te gjitha llojet e rrugeve. Ky ndryshim eshte shtuar, pasi shpeshhere perdorimi i panevojshem i fenereve verbues (drita te gjata) eshte bere shkaktar aksidentesh rrugore. "Drejtuesit e automjeteve me motor, gjate gjithe kohes se levizjes ne autostrada dhe ne rruge interurbane jane te detyruar te perdorin feneret jo-verbues dhe, kur eshte parashikuar, dritat e pengeses", thuhet ne ndryshimet qe i jane bere Kodit Rrugor.

Leje drejtimi, tani edhe 65 vjec

Ne kuader te lehtesimit te procedurave per pajisjen me leje drejtimi, kane ndryshuar edhe afatet kohore per riperseritjen e provimit te njohurive teorike ne rastin e nje rezultati negativ per provimin e meparshem. Sipas ndryshimeve te bera, patenta do t'i jepet nje individi, ne rast se ai merr rezultate negative ne provimin teorik deri ne 5 here. Pra, me konkretisht, prova e njohurive teorike nuk do te jete deri ne 3 here, por dhenia e saj do te jete 5 here. Kurse ne rastin kur personi ka kaluar proven e njohurive teorike me rezultat pozitiv, ai pas kesaj do te pajiset me patente. Por pervec kesaj, ne projektligjin e paraqitur nga qeveria per marrjen e patentes nga nje person, ka ndryshuar edhe mosha. Pra, te drejten per marrjen e patentes, pasi te kene kaluar proven me rezultat pozitiv, e kane personat me moshe jo me te madhe se 65 vjec. Me pare kufiri i fundit i moshes per marrjen e patentes ishte deri ne kufirin e 60 vjec. Sipas projektligjit, patenta do te merret pas proves se kontrollit te njohurive teknike dhe pas proves se verifikimit te aftesive drejtuese e te sjelljes. Por prova e kontrollit te njohurive teorike jepet pas perfundimit te programit teorik, sipas kategorise se leje drejtimit. Pas kalimit te proves se njohurive teorike me rezultat pozitiv, kandidati pajiset nga DRRTRR-ja me autorizim per ushtrimin e drejtimit te mjetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›