Shqiperia sot PS Ruli nuk miratoi kthimin e prones

Deputeti socialist Eduart Shalsi vijoi me denoncimet per sa i perket privatizimit te ish-ekspozites Shqiperia sot. Sipas tij ish-ministri Ruli ka miratuar jo kthimin e prones por procesin e privatizimit te saj. Kete konfirmim Shalsi e beri duke treguar pergjigjen qe AKKP-ja i ka kthyer ministrise. Genjeshtra e pare vetedemaskohet nga fakti se Genc Ruli nuk ka miratuar kthimin e prones por privatizimin e saj - tha deputeti socialist. Gjithashtu ne fjalen e tij Shalsi nenvizoi se te gjitha trojet rreth ekspozites kane ndryshuar cmim dhe vetem kjo zone sipas tij ka mbetur me nje cmim tri here me te vogel se trojet ngjitur.