E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te pastrehet nis aplikimi per banesat sociale

Tirana 400 apartamente per 5 mije te pastrehe

Vetem 1 ne 13 familje te pastreha te kryeqytetit do te kene nje strehe mbi koke. Nga 5223 familje te pastreha te regjistruara deri ne muajin qershor ne Tirane strehim do te perfitojne vetem 400 prej tyre. Pas perfundimit te fazes se pare te punimeve te apartamenteve ne Shkoze Bashkia e Tiranes ka shpallur zyrtarisht dje nisjen e aplikimit per strehim. Drejtoresha e Menaxhimit te Strehimit dhe Sherbimit Social Ogerta Manastirlliu ka njoftuar fillimin e procesit si dhe ka kerkuar dorezimin e dokumentacionit nga ana e te pastreheve te Tiranes.

Procesi

Fillimisht duhet qe kryefamiljari te paraqitet prane njesive bashkiake ku banon nga ku mund te terheqe formularin per te perfituar nga Programi i Banesave Sociale. Njesia bashkiake perkatese i percjell keta formulare prane Drejtorise se Strehimit Social ne Bashkine e Tiranes ku edhe regjistrohet ne database-n elektronik te drejtorise.Ketij formulari i bashkengjiten nje sere dokumentesh te tjera. Mbi bazen e kritereve te vendosura me ligj behet vleresimi me sistem pikezimi dhe ne fund Keshilli Bashkiak i Tiranes shqyrton dhe miraton listen e perfituesve. Nderkohe qe po dje ne daljen e saj publike drejtoresha Manastirlliu deklaroi Nder kategorite me te favorizuara per te perfituar banese sociale jane familjet me shume femije nenat kryefamiljare personat me aftesi te kufizuara te moshuarit ciftet e reja ne moshe totale 55 vjec familjet qe jetojne ne kushte te veshtira higjieno-sanitare.Mesohet se aktualisht bashkia eshte ne fazen e grumbullimit te dokumentacionit dhe menjehere pas depozitimit dhe verifikimit te tij do te hartohet dhe miratohet lista e perfituesve per kete program.

Dokumentet

Te pastrehet per te perfituar nga ky program duhet qe te paraqesin prane sporteleve te bashkise edhe nje sere dokumentesh. Keshtu duhet nje certifikate e perberjes familjare te vitit 1992 certifikate aktuale te perberjes familjare certifikate lindjeje personale te aplikuesit vertetim banimi nga njesia bashkiake ku kerkon strehim ose lejen e banimit per femijet qe kane levizur nga zonat e tjera te vendit vertetim te ardhurave neto te familjes vertetim page per aplikantin si dhe per te gjithe pjesetaret e tjere te familjes te cilet jane ne marredhenie pune. Po keshtu edhe dokumentacion nga organet tatimore dhe sigurimeve shoqerore per derdhjen e kontributeve kur njeri nga anetaret eshte i vetepunesuar vertetim nga Zyra e Ndihmes Ekonomike nga njesia bashkiake nese perfitojne nga programi i ndihmes ekonomike vertetim nga Zyra e Punes per personat e perfshire ne programin e pageses se papunesise vertetim nga sigurimet shoqerore per personat e dale ne pension vertetim nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme per siperfaqen e prones kur banesa eshte me siperfaqe nen normat e lejuara te strehimit vertetim nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te vendit te origjines se nuk figuron e regjistruar asnje prone e cila nuk mund te perdoret per strehim per familjet qe kane ndryshuar vendbanim per efekt punesimi. Nderkohe qe duhet edhe dokumenti zyrtar i celebrimit dhe certifikata personale per efekt te llogaritjes se moshes per ciftet e reja vendimin e gjykates per femijet ne ngarkim per ciftet e divorcuara vertetim te statusit te jetimit ne ato raste kur e gezojne kete status vendim nga komisioni mjekesor per personat me aftesi te kufizuara vertetim nga Kadastra e Rrethit nese ka perfituar ose jo nga ligji nr. 7501 Per token per te gjithe pjesetaret madhore te familjes vertetim nga Zyra e Tatim-Taksave nese eshte ose jo subjekt i takses se vleres se shtuar per te gjithe anetaret e familjes vertetim nga Zyra e Urbanistikes prane Bashkise se Tiranes llogarise dhe hipotekes nese ka blere ose jo truall nga shteti per ndertim banese per te gjithe anetaret e familjes deklarate personale e noterizuar ku perfshihen te gjitha pikat e mesiperme si dhe kontraten e qerase te baneses ku aplikuesi jeton.

Banesat

Pas shume vitesh nga nisja e ketij programi dhe fillimi i punes per ndertimin e banesave sociale ne Shkoze numri i te pastreheve ne Tirane pothuajse eshte dyfishuar. Nje proces i zvarritur ne vite dhe ende i pafinalizuar po mban ende me shprese mijera te pastrehe te cilet vazhdojne te aplikojne per kete program. Fakt jane edhe shifrat te cilat tregojne se nga viti i kaluar ne kete vit te pastrehet jane rritur me 1200 persona. Konkretisht deri ne muajin qershor te ketij viti kane kerkuar te perfitojne nga programi i strehimit 5223 familje. Nderkohe te pastrehe te tjere te Tiranes vazhdojne te terheqin ende formularet cka rrit automatikisht numrin e te pastreheve dhe ul probabilitetin e shume familjeve per te perfituar nga ky program.

Kriteret e perzgjedhjes se perfituesve

1 Familjet te cilat vertetojne se nuk kane perfituar nga ligji nr. 7652 date 23.12.1992 Per privatizimin e banesave shteterore

2 Familjet ku kryefamiljari eshte grua e ve ose e divorcuar

3 Familjet njeprinderore qe kane ne ngarkim femije

4 Te moshuar qe kane mbushur moshen e pensionit dhe qe nuk perzgjidhen per tu strehuar ne institucionet publike te perkujdesit shoqeror

5 Individet me aftesi te kufizuar te cilet gezojne statusin e te verbrit te grupit te pare te invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik te invalidit te punes dhe te invalidit te Luftes Nacionalclirimtare

6 Familjet me shume femije

7 Ciftet e reja me moshe totale deri ne 55 vjec

8 Familjet qe kane ndryshuar vend banim per efekt punesimi

9 Individet me statusin e jetimit qe nga casti i daljes nga jetimoret ose nga qendrat e perkujdesit e deri ne moshen 30 vjec

Percaktimi i qirase sipas ligjit nr. 9232

1. Kur banesat sociale me qira financohen nga buxheti i shtetit ose buxheti i bashkive apo kombinimi i te dyjave masa e qirase e shprehur ne leke/m2 siperfaqe ndertimi llogaritet nga zyra perkatese ne bashki brenda kufirit te percaktuar ne piken 2 te ketij neni dhe miratohet me vendim te keshillit bashkiak sipas metodikes qe miratohet me vendim te Keshillit te Ministrave. Qiraja mbulon kostot e administrimit dhe te mirembajtjes. Qiramarresi pervec qirase paguan per te gjitha sherbimet e tjera qe lidhen me shfrytezimin e baneses. Keshilli bashkiak miraton rregulloren per shfrytezimin e banesave sociale me qira nga qiramarresit ku percaktohen me hollesi te drejtat dhe detyrat e qiramarresit dhe te entit menaxhues.

2. Masa e qirase vjetore nuk duhet te jete me e madhe se 4 per qind e kostos se ndertimit te baneses nga shteti per banesat e reja apo 4 per qind e vleres se baneses te blere ne treg pervec rastit te percaktuar ne piken 4 te ketij neni.

3. Per objektet e dala jashte funksionimit dhe ato te kthyera ne fond banesash sociale me qira sipas percaktimit te shkronjes c te pikes 1 te nenit 3 te ketij ligji masa e qirase percaktohet nga keshillat bashkiake sipas pikes 2 te ketij neni bazuar ne vleren kapitale te transferuar dhe kostot e nderhyrjes per pershtatjen e tyre.

4. Kur banesat sociale me qira financohen nga burime te tjera te percaktuara ne shkronjen c te nenit 13 dhe ne shkronjen b te nenit 30 masa e qirase e shprehur ne leke/m2 siperfaqe ndertimi percaktohet per cdo rast specifik ne bashkepunim ndermjet subjekteve qe kane financuar dhe bashkise ku zbatohet projekti dhe miratohet me vendim te Keshillit te Ministrave.

Statistika

Te pastrehe ne Tirane sipas njesive

Njesia bashkiake nr. 1 me 338 aplikues Njesia bashkiake nr. 2 me 637 aplikues Njesia bashkiake nr. 3 me 354 aplikues Njesia bashkiake nr. 4 me 421 aplikues Njesia bashkiake nr. 5 me 544 aplikues Njesia bashkiake nr. 6 me 420 aplikues Njesia bashkiake nr. 7 me 508 aplikues Njesia bashkiake nr. 8 me 416 aplikues Njesia bashkiake nr. 9 me 508 aplikues Njesia bashkiake nr. 10 me 390 aplikues Njesia bashkiake nr. 11 me 689 aplikues

Kategorite

4541 familje aplikuese nuk kane perfituar nga ligji per privatizimet Ligji nr. 7652

595 familje aplikuese kane perfituar nga ligji per privatizimet Ligji nr. 7652

3827 familje aplikuese banojne deri ne momentin e aplikimit ne banesa me qira

742 familje aplikuese banojne ne banesa rrezik shembjeje

1762 familje aplikuese jetojne ne kushte te veshtira higjieno-sanitare

110 aplikues jane te verber

272 aplikues jane invalide paraplegjikendashtetraplegjike

387 aplikues jane invalide te punes

36 aplikues jane invalide lufte

187 aplikues jane jetime

106 familje aplikuese disponojne objekt tjeter ne pronesi

301 familje aplikuese banojne tek te aferm ose te njohur

26 familje aplikuese kane zene objekt privat

204 familje aplikuese kane zene objekt publik

103 aplikues jane te perfshire ne programin e papunesise

513 aplikues jane perfshire ne programin e ndihmes ekonomike

225 aplikaues jane te vetepunesuar

839 aplikaues jane te punesuar ne shtet

907 aplikaues jane te punesuar ne privat

622 aplikaues jane te punesuar te rastit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›