Dosja e videos “Prifti-Beqiraj” shkon në Gjykatën e Lartë
09/03/2012 Prokuroria e Përgjithshme mbyll hetimet dhe dërgon dosjen në gjykatë, tani pritet gjykimi
Në video dy ish-zyrtarët ndajnë 69 mije euro, flitet për disa emra
TIRANË- Një ditë pas mbarimit të afatit të hetimeve për videon “Pifti-Beriqaj”, Prokuroria e Përgjithshme i mbylli ato dhe e dorëzoi dje dosjen për gjykim në Gjykatën e Lartë. Ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, dhe ish-zv/ministrit Leonard Beqiraj rëndon akuza e korrupsionit pasiv, ndërsa së shpejti pritet që gjykata të caktojë Kolegjin Penal për gjykimin e çështjes ndaj ish-zyrtarëve që janë vënë nën akuzë për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Në këtë dosje të Prokurorisë bëhet fjalë për materialin në video, ku shfaqet Dritan Prifti së bashku me vartësin e tij Beqiraj, duke ndarë një shumë prej 69 mijë eurosh. Kjo video u bë publike nga ish-deputeti i LSI-së, Spartak Braho, në emisionin “Opinion”. Ndërkaq, Braho deklaroi se këtë video prej 20 minutash e ka Prokuroria, ndërsa shtoi se edhe kjo është regjistruar nga vetë Dritan Prifti, 10 ditë pas filmimit të videos Meta- Prifti, me të njëjtat mjete filmimi. Ndërkaq, këtë video Dritan Prifti e kishte fshirë, por u zbulua nga eksperti amerikan në lap-topin e dorëzuar nga vetë Prifti në Prokurori në kohën kur denonconte ish-zvkryeministrin Ilir Meta për afera korruptive në dhënien e koncesioneve. Rreth një muaj më parë, prokurori Bujar Sheshi kishte firmosur zgjatjen me një muaj të afatit hetimor të dosjes penale ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti dhe Beqirajt.
Ndarja e 69 mijë eurorve
Regjistrimi i fshehtë që është bërë objekt hetimi pasi u rikuperua nga eksperti amerikan në kompjuterin e Dritan Priftit, zgjat rreth 45 minuta. Bazuar në dialogun e zbardhur nga Prokuroria, shuma financiare fillimisht ka qenë 100 mijë euro, por në bisedë me Priftin, Leonard Beqiraj sqaron se ia ka dhënë dikujt 30 mijë euro dhe i kanë mbetur 70 mijë. Ai ka shkuar në fakt në banesën e Dritan Priftit me 69 mijë euro, pasi siç del nga biseda, edhe një mijë euro nga ato që mbante zv/ministri i ka marrë shtetasja me emrin Rezarta. Në bisedën mes ministrit dhe zv/ministrit të asaj kohe (mars 2010) flitet për disa emra, aty përmendet “Gjergji” i boteve, mesa duket një person nga Vlora që merret me tregti nafte, më tej flitet për shtetasin Piro Bare dhe Ilir Kashirin dhe në fund, Beqiraj përmend edhe një shtetas tjetër me emrin Nardi. Sipas Prokurorisë, personat e mësipërm përmenden në tentativën e zyrtarëve për përfitim financiar nga këta shtetas privatë. Videoja mes Dritan Priftit dhe Leonard Beqirajt u zbulua në shkurt të vitit 2011 nga eksperti amerikan që mori në dorëzim kompjuterin e ish-ministrit të Ekonomisë. Teksa po shikonte për origjinën e videos Meta-Prifti, specialisti amerikan arriti të rikuperonte regjistrimin Prifti-Beqiraj. Kjo video ishte fshirë prej memories së dukshme të laptopit nga Dritan Prifti, para dërgimit të pajisjes në Prokurori.
Të dënuar për vrasje
Interpoli ekstradon dy
shqiptarë nga Londra
TIRANË- Dy shqiptarë u ekstraduan dje në Londra, pasi ishin të dënuar për vepra të rënda penale. Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana dje u krye ekstradimi nga Londra e Britanisë së Madhe i dy shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar Marash Gjoka (Matusha), 50 vjeç, lindur në Velipojë, Shkodër dhe Lulzim Hoxhaj, 46 vjeç, lindur në Fier. Gjykata e rrethit gjyqësor Lezhë, me vendimin nr. 126, datë 11.12.2001, e ka dënuar shtetasin Gjoka me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal. Ai më datë 21.05.1999, në afërsi të urës së
qytetit të Lezhës, pas një konflikti me shtetasin Tonin Dashi ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë, shtetasi Lulzim Hoxhaj, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi gjykata e rrethit gjyqësor Fier, me vendim të datës 05.06.2003, e ka dënuar me 23 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtjes pa leje”, parashikuar nga nenet 76, 22, 278/2 të Kodit Penal. I ekstraduari Lulzim Hoxhaj është deklaruar fajtor, pasi më datë 22.03.1997, pranë rafinerisë së naftës në Fier, ku ky shtetas ishte i punësuar si roje, pas një grindjeje me shtetasin Eduart Hoxha dhe dy të tjerë, ka qëlluar në drejtim të tyre duke shkaktuar atij vdekjen. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas shtetasit e mësipërm i janë dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së përgjithshme të Burgjeve, ku do të vuajnë edhe dënimet për krimet e tyre.