Dosja/Fehmi Abdiu dënoi me vdekje më 1981, 63 vjeçarin Selim Meta, babanë e 7 fëmijëve

Gjyqtari Fehmi Abdiu nuk mund të akuzohet vetëm për rastin ekstrem të tij, dënimin me varje në litar të poetit Havzi Nela, si rasti më i paprecedentë për drejtësinë sesi mund të formulosh akuzën për “terrorizëm” kur nuk del kurrkund kjo vepër. Abdiu ka çuar në burg, ose ka çuar drejt vdekjes edhe persona të tjera. Ka qenë jo më kot kryetar i gjykatave popullore në Fier apo Tiranë. Bëma të tjera i vazhdoi në Gjykatën e Lartë, sidomos në kohën kur ëndërronte t’i zinte vendin Aranit Çelës, duke dashur në radhë të parë të bëhej më i zi se Araniti. Por le t’i thërrasim kujtesës në rastin e sotëm. Të përmendim të tjerë viktima. Gjyqtari Fehmi Abdiu më 8 prill 1981 dënonte në Fier, Selim Metën, megjithëse ky ishte i vitlindjes 1918, pra në një moshë të madhe dhe që nuk përbënte kurrfarë rrezikshmërie shoqërore, babai i 7 fëmijëve, i dënuar më parë me 15 vjet burg për motive politike. Sikur të mos mjaftonte kjo, gjyqtari Abdiu ka bërë rrugën për të çuar drejt vdekjes Selim Metën. Abdiu i ka dhënë 10 vjet burg të moshuarit. Pak muaj më vonë, më 6 dhjetor 1981, i burgosuri Selim Meta do të vdiste në repartin nr.309 në Ballsh. I pandehuri sipas vendimit të Abdiut kishte pohuar në biseda të ndryshme se ky pushtet nuk do ta kishte të gjatë (siç edhe nuk e pati, gjë që u provua për më pak se 10 vjet), se i kishte varfëruar njerëzit, se gjatë luftës ishin vrarë me njëri – tjetrin, etj. Të gjitha fjalët e Selim Metës dolën, por në vend që sot të kishte një nderim simbolik për këtë person, në organet kushtetuese të vendit, vazhdon të japë (pa) drejtësisë gjykatësi Fehmi Abdiu. Kjo është shumë e rëndë dhe akoma më e papranueshme për Shqipërinë. Nëse do të duhet të jemi më të qetë e më reflektues, shihni të paktën foton e këtij të përndjekuri, i cili në moshë të madhe u desh të përballej me burgun e së fundi vdekjen që i erdhi nga firma e gjyqtarit Fehmi Abdiu.
Sokol Berberi, gjyqtari i Kushtetueses që merr vendime sipas humorit të kunatit të tij, Fatmir Xhafa
Gjyqtari tjetër, “i ri” Sokol Berberi, përveçse kunat i deputetit socialist Fatmir Xhafa, porsa u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë më 1989, u emërua hetues në Hetuesinë e Rrethit të Tepelenës, detyrë që e ushtroi deri në nëntor 1991 kur vjen me detyrë këshilltar ligjor në Kuvendin Popullor. Siç edhe shihet, puna e tij e parë ka qenë ajo e hetuesit dhe nuk mundet që ky anëtar të jetë dakord me ligjin e pastërtisë së figurës së zyrtarëve të lartë. E kishte detyrim ndaj kunatit dhe detyrim ndaj zanatit të parë.
Reagime
PS: Mazhoranca të respektojë vendimin e Kushtetueses”
Partia Socialiste ka ftuar dje shumicën që të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit për dosjet duke ofruar njëherazi gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar në hartimin e një sdrastti të ri konsensual dhe konform Kushtetutës. “Partia Socialiste ka qenë dhe mbetet koherente në qëndrimin e saj për sa i takon ligjit të lustracionit dhe ky ka qenë motivi që ne kemi kundërshtuar këtë ligj, pra antikushtetueshmëria. Ne mbetemi koherent në respektimin e vendimeve të institucioneve që u ngarkon ligji, pra të vendimeve të institucioneve kushtetuese. Me këtë rast, zoti Berisha duhet të heshte sot. Duhet të heshtë dhe të heqë dorë nga përbaltja e institucioneve kushtetuese, sepse shteti ligjor nuk mund të ndërtohet, duke sulmuar institucionet e shtetit ligjor. Dua të përsëris edhe një herë faktin që e kam deklaruar edhe dy ditë më parë, ne si Parti Socialiste mbetemi koherent, në faktin që mbetemi të gatshëm për të kontribuar për një projekt kushtetues, me standarde dhe që konsideron të gjitha sugjerimet e partnerëve ndërkombëtarë dhe që vë në themele parimet e kriteret e ligjit”, u shpreh valentina Leskaj, kryetarhja e grupit parlamentar të PS-ës
LSI: Duhet ekspertizë ndërkombëtare për ligjin e dosjeve”
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi dje nga mazhoranca që të rishikojë ligjin e Lustracionit si dhe të kërkojë urgjentisht asistencë dhe ekspertizë ndërkombëtare për të. Kryetari i Grupit Parlamentar “E majta për integrim”, Pëllumb Xhufi, tha dje se qeveria duhet të kërkojë urgjentisht asistencë dhe ekspertizë ndërkombëtare për të rishikuar ligjin e “lustracionit”, në rast se ajo insiston vërtet të ketë një ligj të ri për lustracionin”.“I bëjmë thirrje Qeverisë të heqë dorë nga kursi i rrezikshëm i konfrontimit për gjithçka dhe me këdo, dhe të kërkojë urgjentisht asistencë dhe ekspertizë ndërkombëtare, e cila i është ofruar, dhe me bollëk, për të rishikuar ligjin, në rast se ajo insiston vërtet të ketë një ligj të ri për lustracionin. Deri tani kryeministrit, dhe zonja Topalli, kanë refuzuar të konsultohen me grupet e interesit këtu në Shqipëri dhe ç'është më e rënda, kanë hedhur pishtë oefrtat e përsëritura të partnerëve ndërkombëtarë për të qenë ndihmës dhe për të asistuar në përpunimin e këtij ligji. Ne paralajmërojmë mazhorancën dhe krerët e saj të mos vazhdojë me tentativat e veta që në emër të gjoja luftës kundrë komunizmit, ta izolojë edhe një herë Shqipërinë si në kohën e monizmit”, u shpreh Xhufi.
...