LSI reagon për vonesën e reformave
Reagon LSI për reformat e vonuara në vend, si ajo e drejtësisë dhe reforma zgjedhore. Xhufi ka deklaruar se reforma zgjedhore është karakterizuar nga mungesa e transparencës, ndërsa reforma në drejtësi është shtyrë disa herë.
TIRANË - Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sot për dy reforma të vonuara, reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore. Në një deklaratë të dhënë sot nga Pëllumb Xhufi, LSI vë në dukje se reforma zgjedhore është karakterizuar nga mungesa e plotë e transparencës, ndërsa Kodi Zgjedhor është shtyrë pesë herë dhe afati i realizimit të tij do të jetë muaji nëntor. “Këto shtyrje pa mbarim nuk lënë të premtohet asgjë e mirë dhe nga ana tjetër, tregojnë edhe qasjen, gjithnjë, në mungesë të transparencës që PD dhe PS po aplikojnë edhe në hartimin e Kodit Elektoral. Reforma në drejtësi, e cila deri para pak kohësh, deri para dy muajsh nuk kishte filluar ende, ka njohur pikërisht këto dy muaj një super prodhim të paparë iniciativash ligjore të ndërmarra nga ekzekutivi, me të cilat ekzekutivi kërkon të forcojë presionin mbi organet e gjyqësorit, duke filluar që nga Prokuroria”, tha Xhufi.
Sipas LSI këto dy projektligje janë paraprirë nga një fushatë e egër e Kryeministrit dhe e ekzekutivit, në të cilën është kërkuar me çdo kusht të tregohen me gisht Prokuroria si dhe gjykatat si hallka më e dobët e sistemit të korrupsionit në Shqipëri.
“Lëvizja Socialiste për Integrim mendon se ky sulm i egër bëhet pikërisht për të goditur institucionin dhe qëllimi është pikërisht për t'i larguar këto institucione nga ushtrimi i detyrave të tyre në një moment jashtëzakonisht delikat dhe të rëndësishëm, kur po hetohen fakte dhe ngjarje shumë të rënda kriminale, në të cilat ka edhe implikime të politikës. LSI kërkon që në veçanti në raport me Projektligjin me Prokurorinë e shtetit të caktohet një moratorium për një kohë të arsyeshme sepse ne gjykojmë që ligji aktual për prokurorinë e Shtetit është mjaft i mirë për të çuar deri në fund hetimet që kanë të bëjnë me aferën e shekullit, me tragjedinë e Gërdecit, si dhe me ngjarje të tjera korruptive dhe kriminale, siç është çështja Fazlliç, ku përveç se ka një sfond politik, ka edhe një sfond agjenturor”, përfundon deklarata e Pëllumb Xhufit në emër të LSI.
(a.s/Balkanweb)