E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Nderim konstributit në histori të familjeve fisnike

Në një ceremoni të mbajtur për të nderuar kontributin në histori të familjeve të mëdha fisnike, presidenti Bamir Topi e konsideroi konferencën të veçantë sepse prek një realitet historik. "Jam i bindur që e gjithë fisnikëria historike në kohë të vjetra e të reja tregojnë se Skënderbeu, kryesfiniku është kudo, është heroi i shqiptarëve", u shpreh presidenti. Duke iu referuar Skënderbeut presidenti u shpreh se ai ishte prijësi i një realiteti të ri, prijës për thyerjen e mureve në arritjen e lirisë. "Lufta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës", shtoi Topi, "u frymëzua edhe nga heroi ynë kombëtar. "Sor Shqipëria po bën hapa domethënës drejt BE-së, akte që unë i shoh si dëshira të hershme të shqiptarëve për të jetuar në paqe e qetës", theksoi presidenti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›