Dosjet, PD fal Gjinushin dhe Ruçin
Bledar Hoti
Partia Demokratike fal dy prej drejtuesve të opozitës Gramoz Ruçi dhe Skënder Gjinushi, duke mos i penalizuar nga kandidimi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Komisioni parlamentar i Ligjeve ka vendosur që procesi i verifikimit të pastërtisë së figurave të zyrtarëve të lartë të sistemit komunist përjashton ish-sekretarët e parë të Partisë në rrethe dhe ish-ministrat e sistemit komunist. Kjo bën që Gjinushi dikur ministër i Arsimit dhe Ruçi ministër i Brendshëm të mos jenë të përjashtuar nga kandidimi nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndërhyrja është bërë pikërisht në nenin 4 të draftit në papajtueshmërinë e funksioneve, ku është lënë vetëm pika e zv/ministrit të Punëve të Brendshme. Ndërsa lëshimi i radhës nga ana e maxhorancës ka ardhur edhe në lejimin e personave në shikimin e dosjeve të tyre personale. Komisioni ka shtuar një nen të veçantë në lidhje me këtë çështje. Në përcaktohet se hapja e dosjeve për publikun e gjerë, por me kusht ruajtjen e konfindencialitetit. "Ligji parashikon bazën ligjore, duke iu dhënë mundësi qytetarëve shqiptarë, të persekutuar ose jo, të njihen me përmbajtjen e dosjes që Sigurimi i Shtetit ka pasur kundër tyre. Ky është modeli i huazuar nga eksperienca gjermane në trajtimin e së kaluarës komuniste", tha relatori demokrat Aldo Bumçi. Ndërsa është shtuar se pjesë e verifikimit do të jenë edhe akademikët dhe dekanët dhe zëvendësdekanët. Sipas Bumçit, nëse deputetët apo anëtarët e gjykatave, prokurorët apo kryetarëve të bashkive rezultojnë me dosje atëherë atyre iu ndërpritet mandati. Ligji parashikon që gjyqtarët dhe prokurorët që kanë marrë pjesë në procese politike do të largohen nga funksionet që mbajnë aktualisht. Në nismën e votuar vetëm nga maxhoranca, është përcaktuar dhe efekti i shtrirjes së këtij ligji. Në nenin 28 të saj përcaktohet se "veprimtaria e Autoritetit sipas këtij ligji vazhdon deri më 31 dhjetor të vitit 2014". Në pikën dy të këtij neni është përcaktuar se "Kuvendi brenda një muaji nga miratimi i ligjit miraton Rregulloren e funksionimit.
neni 4, si ishte
Papajtueshmëria e funksioneve
a) Anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i KQ të PPSH-së, me përjashtim të rasteve kur ai ka vepruar kundër vijës zyrtare apo është larguar nga vetë detyra në mënyrë publike;
b) Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm;
c) Ministër, zv/ministër i Punëve të Brendshme dhe çdo punonjës i organeve të Sigurimit të Shtetit;