Si je vlla
Andis Harasani
Në serinë e gjatë të trashëgimisë sonë të vjetër dhe të re, një nga atributet tonë më të spikatur, shfaqet në festat dhe në mënyrën e festimit të tyre Ku dhe këtu, fare lehtësisht, ne si popull humbasim sensin e masës dhe bëhemi pre e ekzagjerimit qesharak. Kemi – duke shtuar këtu dhe të shtunat dhe të dielat – pothuaj 150 ditë pushimi në vit. Dhe kur festa na qëllon në këto ditë, atëherë padiskutim edhe e hëna bëhet pushim.
Në secilin prej këtyre mëngjeseve festivë, zakonisht rituali është ritual; i pandryshuar: zgjim më vonë, kafe cigare si çdo ditë tjetër në lokale, përqafim me tjetrin, rishtas ftesa reciproke të parefuzuara për një kafe të dytë, të tretë, të dhjetë, një mundësi dhe alibi më shumë për të shmangur dietën në drekë, për ata që e kanë nisur, dhe një drekë më e bollshme për ata që dietën ushqimore jua detyron jetesa nën kufirin zyrtar të varfërisë. Në rrugë, përqafimi i zakonshëm ballkanik mes burrash, një puthje sipas modelit sllav, po mes burrash dhe pyetja e pandryshuar: O vëlla, si je? Më pas, jo rrallë dhe pyetja që e shoqëron këtë shprehje afrimiteti: si e kishte emrin ky që takova?
Më të nxehta, më të afërta, më njerëzore dhe shumë më miqësore vëllasijeduarshtrëngimputhjepërqafimet bëhen në ditë festash, atëherë kur të gjithë, si të na kurdisë zemereku ynë zemërak i traditës, nën urdhrin e datës me të kuqe në kalendar, vendosim që të jemi të gëzuar dhe të festojmë.
Kush mund të thotë ndryshe se na ndodh ndryshe të gjithëve në 14 shkurt, fjala vjen? Si evropianë të mirë, pavarësisht se edhe në datën 13 mund të kemi shkelur kurorën martesore, se kemi fyer apo keqtrajtuar bashkëshorten apo shoqen, pavarësisht se mezi presim të rifitojmë “lirinë e dhunuar” mashkullore, një ditë më pas, të gjithë blejmë lule.
Shpenzojmë para për dhurata dhe nerva për hipokrizinë e radhës për të bërë veprimin evropian të nderimit të ditës së të dashuruarve. Pastaj, si të mos kemi qenë ne, bëhemi sërish bij të urrejtjes. Në shtëpitë tona, në rrugë, në lokale, në vendet e punës, të gjithë ne bëhemi bij të urrejtjes edhe kur themi: vëlla si je, si kalove ti?
Po për festat e nëntorit? A ka ndryshuar ndonjë gjë në këto 18 vjetët e fundit? Përsëri bijtë e partizanëve fitimtarë të dikurshëm, bijtë e humbësve të dikurshëm, ballistëve dhe bijtë e krushqive të përziera me partizano-ballistë, ndahen në dy llogore të ndryshme dhe grinden duke i hedhur baltë njëri-tjetrit: kur u çliruam, kur iku gjermani i fundit, cilat ishin urdhrat e Beogradit, kush ishte nën urdhrat e Moskës e deri tek kushjetiekushjamunë! Hataja vazhdon rregullisht, por po rregullisht, të dyja datat e shkruara me të kuqe në kalendar, bëjnë bashkë të dy palët që po të dyja ditët, i marrin pushim. Sikter puna në të dy ditët!
Sa më shumë ndryshon, aq më shumë është e njëjta gjë dhe nga ky rregull nuk mund të shpëtojë as dita e rinisë, 8 dhjetori. Emrin e ka të tillë, sepse festë të vërtetë e kanë disa të moshuar që tamam në këtë ditë, si dhe në gjithë kusurin e ditëve që mbeten nga viti, bëjnë dhe mjeshtrin e ceremonive. Pra, kush ftohet, kush ka festë, pse ka festë e kështu me radhë. Në ditë feste ku gëzimi derdhet lumë si rakia në zijafetet tona, zakonisht zgjidhen fjalë të bukura, me Evropë, me demokraci, me heronj të paharruar, me ditë të shënuar, me fitimtarë dhe humbës. Në këto ditë, për shembull, “ushtari i Kurtit dhe ushtari i turpit”, është sërish hero, “grevisti i mezeve dhe rakisë” bëhen tribun i lirisë, e të tjera gjëra të tilla. Nuk ka ndryshuar emri i njeriut që i thotë të kundërtat me lehtësinë që fëmijët përtypin patatina apo fara luledielli, ai është thjesht më i plakur dhe shumë më i pasur. Nuk ka ndryshuar as auditori që i dëgjon dhe i jep të drejtën e qytetarisë broçkullave dhe kukullave që buzëqeshin. Shumë-shumë mund të shtohet në podium edhe Lul Basha, Gjergji i ri i Elez Alisë që lufton me rrugën dhe për rrugën kundër bajlozëve që duan t´ja shkelin asfaltin me këmbë, me makina dhe akuza penale. Skena është po ajo edhe kur dritat e forta të modelit Obama, lëshojnë dritëhije të forta mbi foltore turpi që shitet për virtyt.
Në ditën e Vitit të Ri, bllokohen serverët e kompanive të celularëve. SMS-të “Edhe më mbarë mot”, vazhdojnë të vijnë deri nga data shtatë janar. “O vëlla, si je, si kalove”?, shtohen në mënyrë ngjethëse, në pritje që viti i ardhshëm të jetë po aq festiv sa i shkuari. E keni vënë re, ndoshta i ka ndodhur gjithkujt ta ketë zënë e qeshura e papërmbajtur në një funeral. Edhe me përpjekje mbinjerëzore, ky veprim fare njerëzor, është e pamundur të ndalet. Kështu është dhe puna e festave tona, qeshim e festojmë edhe kur e kemi funeralin – ndoshta krizën? – në prag. Kur kemi një klasë politike që në shumicën e saj, nuk mund të ngrihet dot mbi nivelin e humorit të anekdotave të rrugës, edhe atëherë kur na gënjejnë me xhingla e mingla si indianët dikur me pasqyra ne qeshim dhe festojmë. E bëjmë një gjë të tillë edhe kur na dhurojnë ullinj që nuk bëjnë kokrra, por që kanë lulëzuar më parë në letra.
Natyrisht nuk harrova as festat fetare. Kemi shumë të tilla me sakrifica, vetëmohim e rilindje. Turma e politikanëve, sipas radhës herë në kishë dhe herë në xhami, mallëngjen reporterët e rinj për diturinë e thellë dhe për sakrificën dhe për rilindjen, për sinqeritetin dhe shërbesën. Atë ditë harrohet Gërdeci, reforma elektorale, Fazlliçi, hallet me Inën, milionat e rrugës, lista e deputetëve, vota dhe kartat e identitetit. Ato janë ditët e hipokrizisë.
“O vëlla, si je”?, pastaj është muhabet tjetër, nuk ka nevojë për të kuqen e kalendarit, sepse hipokrizia është tashmë rregull dhe jo përjashtim. Dhe këtu, ne si popull që nuk e kemi sensin e masës, hamë dhe kur nuk na hahet, festojmë dhe kur nuk na festohet, nuk punojmë dhe kur nuk është ditë feste. Por heroikisht, në të gjitha rastet, takohemi, shtrëngojmë duart, përqafohemi dhe puthemi sipas një modeli të vjetër edhe ballkanik, edhe sllav të trashëguar që nga thellësia e shekujve e me shpresë që t´ia përcjellim dhe shekujve ku shkojmë. Kështu thoshte një poezi e vjetër, që atëherë pak gjë ka ndryshuar. Vetëm ca janë më të plakur e më të pasur, ca kanë ikur e ca kanë vendosur të lindin me shpresë në këtë vend.