Komisioni i Verifikimit me 5 anëtarë që i zgjedh Kuvendi
Maxhoranca ka paraqitur një formulë të re për anëtarët, që do verifikojnë pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të shtetit. Komisioni në projektligjin e qeverisë ishte parashikuar, që të ishte tërësisht qeveritar, të dominohej nga maxhoranca. Pas shumë përplasjesh, duket se PD-ja ka propozuar variantin përfundimtar. Autoriteti i Kontrollit të Figurave do të përbëhet nga pesë anëtarë, të cilët propozohen me nga dy anëtarë nga maxhoranca parlamentare, dy përfaqësues të pakicës parlamentare, ndërsa kryetari zgjidhet me konsensus. Të gjithë anëtarët duhet të kenë arsimin e lartë juridik dhe të kenë një vjetërsi pune jo më pak se 5 vjet. Të gjithë anëtarët miratohen nga Kuvendi i Shqipërisë. Anëtarët e Autoritetit duhet të kenë figurë të pastër morale, sipas këtij ligji, që ato do të zbatojnë.
autoriteti kontrollues
Autoriteti i Kontrollit të Figurave
Neni 5
Autoriteti përbëhet nga pesë anëtarë, të cilët propozohen si vijon:
a) dy përfaqësues të shumicës parlamentare;
b) dy përfaqësues të pakicës parlamentare;
c) kryetari me konsensus
Anëtarët miratohen nga Kuvendi i Shqipërisë
Neni 6
Kushtet për t'u zgjedhur anëtar Autoriteti
a) të jetë shtetas shqiptar;
b) të ketë arsimin e lartë juridik;
c) të ketë vjetërsi punë jo më pak 5 vjet;
d) të mos jetë i dënuar penalisht;
e) të mos jetë i shkarkuar nga detyra, ose të mos ketë marrë masë disiplinore gjatë ushtrimit të detyrës;
f) të ketë figurë të pastër morale sipas kritereve të këtij ligji.