DINAMIK
Elisa Spiropali
Me mënyra nga më tinzaret, në mjedise nga më të ndryshmet, ku seriozisht e ku mes të qeshurash, kur direkt e kur tërthorazi, mes miqsh në kafene e deri në media të mëdha, po thonë ... se shqiptarët janë apatikë!
Disa, përmes argumentimesh të përçartura me karakter gjoja socio-historik, shkojnë aq larg sa apatizmin ta paraqesin si taksirat fatal, i cili taksirat na ka zënë rrugën dhe nuk e evitojmë dot kurrsesi, pra si tipar fondamental genetik të shqiptarëve.
Pohimi dëmprurës të lë pa mënd.
Nuk është fort problem pse thjesht po thonë, por sepse kohët e fundit zëra të tillë po shpeshtohen.
Për “Apatik” fjalori jep këtë shpjegim;
Apatik; Që ka rënë në apati (Apati; gjendje plogështie shpirtërore kur njeriut nuk i bën përshtypje asgjë dhe prandaj nuk kundërvepron ndaj ngacmimeve, pandjesi, moskokëçarje e plotë dhe mosinteresim për punën dhe për të tjerët...) që nuk e shqetëson e nuk e tërheq asgjë, i plogët që nuk i përgjigjet ngacmimeve të jashtme, i mpirë...
I plogësht? S’i bën përshtypje asgjë? Nuk kundërvepron? I pandjeshëm? Moskokëçarës? I painteresuar? Nuk u përgjigjet ngacmimeve? I mpirë? Kush kështu? Shqiptari?! Bah! A është i tillë shqiptari?! A është e tillë bashkësia e shqiptarëve?!
Sikur apatia të ishte një parametër i matshëm, ta zëmë si temperatura e trupit, apo distanca nga shtëpia në zyrë e ndonjë deputeti, gazetari, burokrati apo aparatçiku çfarëdo, në mesin e së cilës distancë gjallojnë të supozuarit “apatikë”, pyetja do merrte përgjigje të shpejtë dhe bindëse. Por apatia, si nocion shumëpërfshirës, megjithëse efektet i ka objektive, bart natyrshëm edhe goxha subjektivitet, prandaj edhe për ta matur procedura apo norma nuk ka. S’ka për apatinë, por ka norma për të kundërtën e apatisë; dinamizmin. Sado të anshme apo tendencioze qofshin; cili studim, cila analizë, cilat prova, cilët tregues, cilat shifra, cilat dëshmi, cili sondazh, i nxjerr shqiptarët me dinamikë të ulët? Asnjë!
Kush janë këta që thonë se shqiptarët janë apatikë?
Përgjigja është më se e thjeshtë. Janë një pakicë që i ka çdo komb. Ajo pakicë që në Shqipëri, për arsye të errëta, ende të pastudiuara deri në fund, uzurpon kohën më të madhe mediatike. Ata që i kemi pasur dhe do t’i kemi gjithmonë nëpër këmbë: Mohuesit e pamungueshëm, grindavecët e përjetshëm, vuajtësit e pakurueshëm nga moskuptimi. Pra, zhgani i tërë atyre të cilët e duan për të dashur Shqipërinë, por nuk e duan, si do ishte e udhës; për t’i dhënë, por vetëm për t’i marrë. Shkurt, apatikët e vërtetë. Por cilët më konkretisht?
Mendimtari dogmatik. Ai që nuk sheh as nuk do të shohi përtej rrethit të ngushtë të njohurive të thata skolastike dhe që në një farë mënyre i duhet të reagojë ta thotë një fjalë edhe për këtë çështje.
Politikani, i cili gjallon në politikë për asnjë meritë apo talent, por vetëm për shkak të rrethanave të turbullta tranzicionale. Ky, meqenëse aq mënd për të nuhatur të ardhmen e pasigurt të vetes e ka, shkak për rrezikun e ardhshëm bën një faktor subjektiv krejtësisht të padefinuar dhe të padefinueshëm si apatia e zgjedhësve. Me fjalë të tjera, ky quan apatikë shqiptarët që nuk e votojnë atë, dhe në përgjithësi shqiptarët që nuk votojnë. Pra, ky quan apatikë ata që me pasivitetin e tyre janë dinamikët më të mëdhenj.
Gazetari mediokër. Këtij, meqenëse s’ia lexon kush llomotitjet ortografike, i bën të gjithë apatikë.
I rehatuari apo e rehatuara metropolitane që hiqet antikonformist. Ai apo ajo që pi kafe, ha dreka e darka nëpër restorantet e Tiranës, jashtë bie shi, e sheh shiun, e kap trishtimi për boshësinë e vetes, dhe kujton se ia kanë fajin ata që as nëpër restorante shkojnë as për reflektime racore mëndja kurrë nuk u shkon, pra gjithë shqiptarët.
Shqiptarët jo thjesht nuk janë apatikë, por ata janë nga më dinamikët e popujve.
Shembuj ka pafund. Ja njëri prej tyre; Si qenka apatike ushtria e atyre mijërave që, jo vetëm pa asnjë dokument, por edhe pa asnjë kacidhe në xhep, me vetëm një trastë në kurriz, kalojnë ilegalisht kufirin me Greqinë në zhegun e beharit dhe acarin e dimrit nga dy e tri herë në vit, shpesh për të fituar në shtetin tjetër vetëm aq para’ sa duhen për të hedhur themelet e shtëpisë e re, përsëritur kjo disa herë deri sa shtëpia të mbarojë?!
Po ushtria e fëmijëve që ecin 2-3 orë në mes të borës për të mos lënë shkollën?! Po prindërit shqiptarë që për shkollimin, pra progresin e fëmijëve të tyre, me përpjekje mbinjerëzore, shpenzojnë aq sa i gjithë buxheti i shtetit për arsimin?! Apatikë?!
Është e vërtetë se kaleidoskopi marramendës i rrethanave të tanishme në një farë mënyre dhe në një farë mase e kanë kthyer shqiptarin në një spektator pasiv ndaj zhvillimeve superstrukturore. Por pavarësisht këtij pasiviteti provizor plotësisht të justifikuar që nuk ka të bëjë me thelbin e tij, shqiptari, ato që janë më të rëndësishme dhe determinuese në luftën për ekzistencë, pra punërat, ato shqiptari, ndoshta i bën rrëmujshëm, por kurrë nuk i lë pa bërë, idetë, apo si më vjen më mbarë t’i quaj, bombat atomike, kurrë nuk i lë pa i shpërthyer, dhe ëndrrat kurrë nuk i lë pa realizuar, çka është një super tipar i super lavdërueshëm i shqiptarit.
Është e vërtetë se Shqipëria e sotme duket sikur s’bën asgjë tjetër veçse ha mish e luan bixhoz dhe shqiptarët vrasin njëri-tjetrin, rrethuar nga një pilaf mediatik. Por kjo pamje është vetëm vitrina që pak ka të bëjë me thelbin. Për t’u bindur sa apatikë janë shqiptarët, duhet hedhur një sy nga dritarja e lokalit ku hahet mishi për të parë se si sot Shqipëria ka shumë më shumë vila dhe basene të kaltërta se mashtrues dhe baraka të pista.