E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore, dorehiqet rektori i Ismail Qemalit

Tanush Shaskaj, rektori i universitetit Ismail Qemali ne Vlore ka lajmeruar dje me ane te nje letre doreheqjen e tij nga detyra.

Shkak per kete doreheqje eshte bere nje shkrese e Ministrise se Arsimit e cila rikthen ne detyre zonjen Arta Musaraj si dekane e fakultetit te Ekonomise dhe Drejtesise, ne kete Universitet.

Ajo ishte shkarkuar me heret nga rektori pas nje konflikti te lindur ne lidhje me ceshtjen e emrit te universitetit. Rektori Shaskaj kerkonte heqjen e emrit “Ismail Qemali” universitetit me arsyetime aspak bindese.

Vete rektori vendimin e doreheqjes e ka lajmeruar ndersa ndodhet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes prane familjes se tij. Ai thote se doreheqja do jete e parevokueshme ne rast se Ministria e Arsimit nuk kthen mbrapsh vendimin e saj.

Rektori ka lajmeruar edhe stafin pedagogjik te universitetit te cilet jane mbledhur dhe kane hartuar nje peticion drejtuar ministrit Beja.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›