Tiranë, rrezikohet pallati te rruga e "Durrësit"
TIRANE- Shembja e pallatit në Gjirokastër ka perhapur panik tek te gjithe banoret e pallateve qe kane probleme me shtepite e tyre per shkak te nderhyrjeve te paligjshme e te pastudiuara ne strukturen e pallateve. Banorët e pallatit nr 240 në rrugën e “Durresit”, pranë gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë janë të shqetesuar per gjendjen ne te cilen ndodhet ndertesa.
Banorët thonë për mikrofonin e NEWS24 se janë ankuar në Bashkinë e Tiranës por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Banoret thone se muret dhe dyshemete e shtëpive kanë pësuar krisje si rezultat i punimeve të pastudiuara në katet e para të cilat janë kthyer në dyqane apo lokale. Banorët ankohen se pronarët ekateve të para synojnë të bëjnë ndërhyrje të tjera të paligjshme në këto kate të cilat mund të shkaktojnë edhe dëmtim të fasadës së pallatit.
Ata jetojnë me ankthin se herët a vone ndertesa mund të shembet teksa shohin muret e krisura, dyshemetë e deformuara dhe pllakat e thyera në shtëpite e tyre.
(BalkanWeb)