E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dosjet", Rama: Gati të ulem në tryezë me palët

Tiranë-Kryetari i Partisë Socialiste ka dalë sot në podiumin e forcës që drejton dhe i ka kërkuar Kryeministrit të vendit, Sali Berisha, të reflektojë mbi verejtjet e bëra jo vetëm nga PS por edhe nga SHBA dhe OSBE për ligjin e dosjeve. “Ne jemi për hapjen e dosjeve pasi është detyrim moral për qytetarët, por pas një diskutimi të gjerë mes palëve dhe me ekspertë të huaj”.

Edi Rama e ka kundërshtuar disa herë ligjin e dosjeve që para se ai të mbërrinte në Parlament, por argumentet e tij kundër draftit të qeverisë janë përforcuar tashmë që kundër këtij ligji kanë dalë edhe Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Preëzenca e OSBE-së. “Besoj se SHBA dhe OSBE nuk janë të lidhura me krimet e komunizmit që ju bëjnë verejtje për këtë ligji”, iu drejtua Rama, Berishës publikisht, duke aluduar me shprehjen e Kyreministrit se opozita nuk do të që të hapen dosjet pasi është e lidhur me krimet e komunizmit.

Një fjalën e tij sot, Rama gjithashtu tha se “këmbanat bien për Sali Berishën, sepse kërkon të hapë dosjet e mëkateve të së kaluarës duke shkelur mbi Kushtetutën e hartuar në demokraci. Berisha do që të hapë dosjet e terrorit komunist për të mbyllur ato që zbulojnë fijet me të cilat pushteti përcon terrorin në kohët e sotme, Berisha hap dosjet për të mbyllur Gerdecin, korrupsionin e Durrës-Kukës dhe Fazllicin”, u shpreh Rama. Sipas tij Berisha kërkon që gjyqësori të jetë shërbëtori i tij i verbër.

Sali Berisha nuk mund ti kërkojë llogari opozitës dhe prokurorisë që merren me lulet e korrupsionit të oborrit të tij. berisha të japë llogari se ku janë 16 milion dollarët e miratuar në Parlament në tre vite për dëmshpërblim e të persekutuarve që s’kanë marrë deri më sot asnjë qindarkë, u shpreh Kryesocialisti. Më pas të ulet në tryezë me PS-në dhe të hartojmë një ligj për dosjet kushtetues dhe me standarde ndërkombëtare, përfundoi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›