Kundër ankthit e depresionit me... meditim!
Meditimi mund të zgjidhë probleme të rënda të ankthit kronik dhe depresionit. Tashmë ka studime pa fund që e dëshmojnë një gjë të tillë, kurse së fundi një studim i publikuar në një revistë mjekësore amerikane e fakton më së miri këtë përfundim. Kjo teknikë e antistresit, sipas studiuesve është efikase për të luftuar hipertensionin, dhimbjet kronike, sëmundjet e brendshme, infeksionet, varësinë nga droga dhe nga ushqimi. Nëse një terapi e tillë, ndiqet në mënyrë shumë të rregullt, sipas studiuesve, pacientët kanë një përmirësim të ndjeshëm.
Pas një studimi, ka rezultuar se një grup pacientësh me depresion dhe ankth kronik, pasi iu nënshtruan meditimit normal psikoterapik, arritën ta gjenin veten shumë më mirë, sesa në të njëjtat kushte të kishin përdorur mjekime.
I njëjti studim u prezantua edhe në Itali, gjatë një kongresi mjekësor, ku specialistë të fushës morën në shqyrtim 70 vullnetarë, që iu nënshtruan terapisë meditative.
Në fund, u vunë re relaksime të ndjeshme, të cilat u matën falë një instrumenti të quajtur “Symptom Rating Test”, përmes të cilit mes të tjerash mund të matet edhe ankthi e depresioni.