EULEX planifikon hapjen e zyrave në Tiranë dhe Shkup
EULEX pritet të hapë zyra të reja edhe në vende të tjera të rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë
Zëdhënësja e EULEX në Kosovë, Karin Lindal nuk përjashton mundësinë që ky mision i Bashkimit Evropian të hapë përfaqësitë e saj edhe në Shkup dhe Tiranë.
” 27 vendet anëtare të BE-së kane rene dakord për mundësinë e hapjes së zyrave të përfaqësimit të EULEX jo vetëm në Beograd, por edhe në vendet e tjera të rajonit, siç janë Tirana dhe Shkupi”, deklaroi për B92, Karin Lindal.
Sipas saj, në këto zyra përfaqësimi do të kyçen ekspertë, të cilët do të jenë në shërbim teknik dhe në bashkëpunim me Interpolin dhe Europol në luftën kundër krimit të organizuar dhe sferave të tjera. Zëdhënësja e EULEX, Karin Lindal nuk ka caktuar ndonjë datë se kur do të bëhet hapja e zyrave të përfaqësimit të këtij misioni në rajon.(INA)