Dosjet, dy vjet ne harrese
Gati dy vjet pas thirrjeve te deputeteve ne Kuvend per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli reagoi konkretisht per hapjen e tyre. Jashte kontureve te fjaleve, deklaratave dhe premtimeve, Topalli depozitoi nje leter me shkrim per te ndergjegjesuar deputetet ti pervishen punes ne realizimin nje here e mire te ketij projekti. Tre projektligjet e partive politike per hapjen e dosjeve, ndodhen ne te gjitha komisionet parlamentare te Kuvendit prej muajsh te tera. Por ndonese te gjithe jane shprehur te gatshem ti marrin ne shqyrtim, asnje nuk ka guxuar deri me sot, te shfletoje projektet ne fjale. Gjate kesaj periudhe eshte folur shume per shkrirjen e 3 projekteve ne nje te vetem e ngritjen e grupeve te punes, por nisme konkrete nuk eshte marre.
Denimi i krimeve te rregjimit komunist
Ne debatin e ndezur per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurmit te Shtetit, Kuvendi miratoi dhe nje rezolute te posacme per denimin e kryera te rregjimit komunist. Ne nje paragraf te kesaj rezolute, u kerkua hapja e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, per politikanet, drejtuesit e institucioneve kushtetuese, atyre te sistemit te drejtesise, te administrates publike qendrore e lokale, si dhe te mediave kombetare audio-vizive apo te shkruara. Por dhe pse e sanksionuan me vote ne rezolute, te zgjedhurit e popullit ende nuk e kane zbatuar kete pike.