"Zgjedhjet, test per demokracine, duhet bashkepunim per reformat"
Presidenti i Republikes, Bamir Topi u ka bere thirrje paleve politike per nje bashkepunim te thelle, me qellim realizimin e reformave te rendesishme per integrimin e vendit. Ne nje fjalim te mbajtur ne Pallatin e Brigadave, gjate ceremonise, me rastin e festes se 28 Nentorit, kreu i shtetit ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme parlamentare perbejne nje sfide te rendesishme per Shqiperine. "Zgjedhjet e vitit 2009 jane nje test per demokracine. Per kete duhet te kryhen reformat, te cilat kerkojne jo vetem vullnet, por edhe transparence", ka pohuar Topi. "Demokracia e vertete shprehet ne pasqyrimin real te votes dhe te vullnetit te lire te zgjedhesve. Pergatitja e infrastruktures bashkekohore zgjedhore ne kohe, me cilesine dhe transparencen e duhur eshte nje nga hallkat kryesore te zinxhirit te procesit zgjedhor. Duke nxjerre mesime nga pervoja e hidhur e deritanishme e kontestimit te rezultatit zgjedhor dhe deformimeve te mundshme ne situata te tilla, fryma e respektimit te Kodit Zgjedhor duhet te jete politikisht konsesuale dhe gjitheperfshirese", tha Topi. Per te cilin, etika politike dhe transparenca elektorale, te detyrueshme per t'u respektuar, sidomos gjate fushates zgjedhore, do te jepnin garanci te qendrueshme per zgjedhje te standardeve demokratike dhe nxitje per pjesemarrje te gjere te qytetareve ne votime. Presidenti ka vleresuar me rendesi per vendin, edhe respektimin e pavaresise se institucioneve, si nje element kyc per te ardhmen e vendit. "Anetaresimi ne NATO kalon permes respektimit te pavaresise se institucioneve", tha Topi.