E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosjet e prokurorëve me “dosje”

Projektligji për “pastërtinë e figurave zyrtare”, i cili mori këto ditë miratimin e Komisionit të Ligjeve, u refuzua të votohej nga përfaqësuesit e opozitës në këtë komision. Ky është një qëndrim i njohur i parlamentarëve të majtë, të cilët nga zbatimi praktikë i një ligji të tillë shohin “firo ligjore” tek ato figura që përfaqësojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë këtë forcë politike në institucionet e ndryshme shtetrore. Bëhet fjalë për disa ish-zyrtarë të lartë të nomenklaturës enveriste, që në një formë ose në tjetrën i shërbjenë misionit të sotëm opozitarë të të majtëve shqiptarë, duke shfrytëzuar eksperiencën e tyre famëkeqe të monizmit për dënimin dhe ndëshkimin pa fakte e pa faj të kundështarëve të tyre politikë. Këtij kontigjenti i përkasin edhe prokurorët e Prokurorisë së Përgjithëshme, Zamir Shtylla e Arben Kraja dhe Xhevat Hana, të cilat janë ngarkuar me misionin e krijimit të dosjes së rreme të “Gërdecit”, atë të “Rrugës Durrës-Kukës” dhe dosjes “Remzi Hoxha”, duke vënë “politikën socialiste në plan të parë”.


Natyrisht problematika e secilës prej këtyre dosjeve është e veçantë. E ashtuquajtura dosja “Gërdeci”, për shembull, është krijuar për të hetuar rreth shkaqeve të shpërthimit aksidental që ndodhi në 15 mars të këtij viti në një pikë demontimi materialesh ushtarake afër fshatit me të njëjtin emër. Dosja “Remzi Hoxha”, po kështu është krijuar për të hetuar rreth mistereve të zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha, këtu e 13 vjetë të shkuara. Ndërsa dosja e “Rrugës Durrës-Kukës” është krijuar pas akuzave politike të Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj të majtë për korrupsion në përdorimin e fondeve publike, të nevojshme për ndërtimin e këtij segmenti rrugor. Por, që të trija këto dosje i përshkon si një “fill i kuq” aktakuza politike, si në kohën e monizmit, kur dënoheshe për agjitacion e propagandë. Kjo poshtërsi staliniste ndodh edhe për ato ngjarje që kanë elementë të veprës penale, sikundër janë dosja “Gërdeci” dhe dosja “Remzi Hoxha”; le më pastaj për dosjen e “Rrugës Durrës-Kukës”, që është e mbushur tërësisht me akuza politike. Dhe s’ka si ndodh ndryshe kur hetimi i këtyre ngjarjeve i është besuar një tresheje prokurorësh që vjen nga radhët e para të prokurorisë enveriste, të specializuar për hetime dhe akuza absurde ndaj njerëzve të pafajshëm, vetëm se nuk pëlqeheshin nga rregjimi komunist i kohës.


Materialet e deritanishme hetimore të këtyre dosjeve, më shumë se sa me fakte penale janë mbushur me artikuj gazetash dhe tekste deklaratash shtypi të politikanëve të majtë apo mbështetësve të tyre më media dhe shoqërinë civile. Skema e përfshirjes është e njëjtë si në kohën e diktaturës, kur kishte një sensibilizim të “levave të partisë” për të luftuar “armikun e klasës”. Të ishte ndryshe, dosja “Gërdeci” nuk kishte pse zvarritej kaq shumë, pasi koha për të hetuar rreth shkaqeve të aksidentit ka qënë më se e mjaftueshme. Por prokurori dosjexhi i kësaj çështeje nuk heton rreth faktit se, pse u la pa evaduar për disa ditë rresht baruti i nxjerrë nga domontimi i materialeve luftarake, ndezja e të cilit cilit ndodhi dhe tragjedinë, por merret me alibi kontratash, kontaktorësh e çështje të tjera që s’kanë lidhje me thelbin e problemit. Natyrisht s’ka si bëhet hetim profesional nga një ish-prokuror politik, i vendosur deri ne vdekje për ta lënë “të përmbysur” klasën e demokratëve edhe tani në pluralizëm. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për dosjen “Remzi Hoxha”, e cila megjithëse e mbyllur u nxorrë në skenë sapo u vendos në krye të tatimeve z. Arben Sefgjini, një shtetar i përkushtuar për kryerjen me korrektësi të detyrës. Kjo çështje është hetuar e mbyllur në një kohë që majtistët e kishin në dorë edhe “gurin” edhe “arrën”, dhe të akuzuarit kanë rezultuar të pafajshëm. Tashmë kjo çështje ridelë në skenë për të pasuruar statistikat politike të shpifjeve dhe akuzave partiake ndaj mazhorancës qeverisëse, në një kohë që ajo po impresionon jo vetëm vendasit por edhe të huajtë me arritjet mbreslënëse në shumë fusha të integrimit dhe zhvillimit tonë ekonomiko-shoqëror. Ndoshta më absurdja në këtë drejtim është dosja për “Rrugën Durrës-Kukës”, pasi nuk ka asnjë fakt penal. Kjo dosje u krijua në një moment të rëndësishëm të “revolucionarizimit të jetës së Partisë Socialiste”, ndërkohë që ajo ndjehej e zhvleftësuar totalisht para faktorit ndërkombëtar nga arritjet tona qeverisëse për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike”. Ishte koha kur fërkimi i duarve për ngjarjen e Gërdecit, para Samitit të Bukureshtit, u rezultoi i pasuksesshëm, sikundër u dolën bllof edhe plotë skenarë të tjerë dëmtues ndaj imazhit të mirë të qeverisë “Berisha” në botë. Akuza kryesore e dosjes për “Rrugën Durrës-Kukës” është “shpërdorim detyre për shkelje të barazisë në tendera”, kur dihet që për këtij lloj invetimi nuk është bërë tender, por është aplikuar një metodë tjetër europiane investimi, me kosto faktike për njësi punimi, e aprovuar edhe nga Banka Botërore.


Pra siç shihet krjimi i këtyre “tri dosjeve të bujshme”, siç shprehen rëndom majtistët dhe mediatisët e rinovuar, ka për qëllim kryesor të penalizojë me humbje të aksioneve politike në zgjedhjet e ardhëshme mazhorancën e djathatë, e cila për 3 vjetë, pas ’95-ës, ashtu si në vitet ’92-’96, këtë herë e rinxorri vendin nga humbëtira e izolimit të dytë majtist dhe po e renditet me dinjitet përkrah vendeve më të zhvilluara që iu përkasin kampit ish-kampit socialist. Politikanët e majtë njihen për skenarë e bashkëpunime të tilla ogurzeza. Rasti më i freskët në këtë drejtim është “revolucioni demokratik i vonuar” i ’97-s, ku protagonist të maskuar ishin ish-bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, të inkuadruar në strukturat më të lartë të firmave piramidale. Realisht këta kanë qënë përfituesit dhe ngatërruesit më të mëdhënjë të kursimeve qytetare, dhe kur erdhi momenti, për të fshehur gjurmët e këtyre abuzimeve u rreshtuan në krye të turmave qytetare, për t’u paraprirë atyre në kryerjen e veprimeve të ndryshme shkatërrimtare për pronën dhe jetën e qytetarëve të tjerë. Qëllimi, sikundër u vertetua realisht, ishte rrëzimi me dhunë i institucioneve demokratike të shtetit dhe krjimi i kushteve për trasferimin ushtarak të pushtetit tek ish-shefat e tyre politikë të kohës së monizmit. Tashmë ky lloj skenari nuk mund të funksionojë më tej, ndaj është zgjedhur një skenar i ri, nëpërmjet keqpërdorimit të instiucionit të Prokurirsë së Përgjithëshme, duke shfrytëzuar potencialin dhe eksperincën negative të prokurorëve të kohës së monizmit për të goditur imazhin dhe reputacionin e mirë të qeverisë “Berisha”, këtë herë nëpërmjet skenarëve për çështje korrupsioni.


”. “Që të jesh vërtetë i lirë, -thotë Pietro Bellush, -duhet më shumë vendosmëri, guxim, thellësi mendimi dhe kufizime se sa kur je në pranga”. Spastrimi i opozitës, por dhe i gjithë politikës nga elementët mëkatarë të së shkuarës është një arritje e rëndësishme kombëtare që motivon institucionet kryesore të vendit për “me shumë vendosmëri, guxim, thellësi mendimi dhe kufizime” në realizimin e objektivave dhe standarteve integruese. Dhe një gjë e tillë arrihet vetëm atëherë kur këto institucione janë të pastruara nga elementët me dosje ose të kaluar kompromentuese.


Vëshirësitë dhe pengesat që ka kaluar mazhoranca e djathtë në hartimin e ligjeve dhe implementimin e reformave të ndryshme qysh nga dita e parë e ardhjes në pushtet në korrik ’05 e në vazhdim, lidhen veç të tjerash edhe me “shkopinjtë në rrota” që vendosin “dosjexhinjtë e monizmit”, ku më të rrezikshmit janë ish-sigurimsat, ish-hetuesit dhe ish-prokurorët. Në pamje të parë duket se kundërshtimi majtist për reformimin e sistemit të drejtësisë, institucionit të Prokurorit të Përgjithshëm, ndërtimin e rrugës “Durrës-Kukës”, ndërtimin e mjaft veprave nergjitike dhe një sërë reformash e investimesh të tjera, nuk kanë lidhje me veprimtarinë e hapur apo të fshehtë të këtyre individëve, por me misionin e tyre opozitar. Por sapo i analizon me kujdes veprime e qëndrime të tilla bindesh për prapavijën ish sigurimse të tyre. Vetëm nën influencën e drogës së dosjeve, “projektin kombëtar të shekullit” mund të qysh “projekt të korrupsionit patriotik” apo suksesin e vizitës së Bushit mund ta njollosësh me shpifjen tipike të një spiuni marksist-leninist për “vjedhjen e orës së tij” në takimin madhështor që Presidenti amerikan zhvilloi me banorë të qytezës së Fushë-Krujës. Vetëm në kushtet e një amoraliteti të tillë mund të kërkosh destabiltet politik, për t’i lënë më mes projektet e rëndësishme kombëtare që ka ndërmarrë qeveria “Berisha” në fushën e infrastrukturës rrugore, asaj energjitike, turizmit e kështu me radhë. Ndoshta në kushtet e një anthi të kësaj natyre, këta elementë u shndërruan në “udhëheqës legjendarë” të “revolucionit demokratik të vonuar” të ’97-ës, duke ndërprerë me armë progresin ekonomiko-shoqëror të arritur deri në fund të vitit ’96, që veç të tjerash lanë jashtë axhendës qeverisëse gati 1,5 miliardë dollarë projekte investimesh të hartuara dhe të garantuara për burimet e financimit nga qeveria “Meksi”. Të bëhesh tribunarë i këtyre veprimeve rezulton të jesh jo vetem spiunë kombëtar, por edhe bashkëpunëtorë i shërbimeve të huaja sekrete, që punojnë natë e ditë kundër interesave tona madhore. “Detyra e trishtuar e politikës është të vendosi drejtësi në një botë mëkatare”, thotë Reinhold Nibur. Kjo është arsyea që kërkohet me forcë pastrimi i politikës dhe qeverisjes nga mëkatarët e së kaluarës. Dhe një kërkesë e tillë, në një vend që aspiron të integrohet sa më shpejt në strukturat euroatlantike vjen së brendëshmi, më shumë se sa rrjedh nga konventat ndërkombëtare për dënimin e krimeve të komunizmit. Duke mos e pastruar politikën nga bashkëpuntorët e ish Sigurimit të Shtetit dhe nga hetuesit apo prokurorët stalinist, jo vetëm që nuk e dënojmë të shkuarën mëkatare, por indirekt e lejojmë atë të dëmtojë edhe të ardhmen tonë integruese.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›