“Urithët” e Rrugës së Kosovës

Gjate ketyre 3 viteve, rruga Durres-Kukes-Morine ka qene kali i betejes se PS ashtu sic mund ta shikojë shumëkush si vepren me te madhe te qeverise. Prandaj, armiqesia e opozites ndaj saj, ka qene e vazhdushme, here me e ashper, herë me e zbutur, ne varësi te momentit politik qe kalonte vendi.
Qe ne fillesat e ndertimit te saj perfaqesues seroz ose jo te PS kundershtuan projektin, vleren e rruges, efektivitetin e saj dhe mundesine e ndertimit te saj me fonde te qeverise.
Qe ne krye te heres ata ndertimin e Rruges se Kosoves e kthyen ne nje beteje politike, duke dhene llojlloj argumentesh nga me absurdet kundra saj, firmes ndertuse, Drejtorise se Rrugeve, Ministrit te Linjes dhe Kryeministrit.
Megjithe armiqesine ndaj Rruges, ajo po hedh shtat çdo dite. Edhe me skeptiket kane filluar ta kuptojne se ajo do te perfundoje ne Qeshor te 2009-s.
Lajmi sot eshte: Rruga po perfundon .Ajo eshte ndertuar nga Qeveria Demokratike, kryesisht me fonde te brendeshme. Dy pjese te ndara te kombit shqiptar do te bashkohen ndermjet nje aorte te gjerë.
Ky lajm eshte arsyeja e vertete e ashpersimit te armiqesisë se socialistëve. Ata te cilet gjate 8 viteve qeverimi treguan vetem “Përralla me mbret” per rrugen, ata te cilet detyruan shqiptaret qe ne menyre te drejtperdrejte te paguanin per te me anen e Takses “Majko”, nuk realizuan asnje metër linear asfalt, nuk hodhen asnje vije ne leter, por edhe i harxhuan pa destinacion parate e mbledhura nga shqiptaret.
Rruga e Kosoves qe socialistet nuk munden apo nuk deshen ta ndertojne, po merr formë, po behet nje realitet per shqiptaret e të dyja anëve të kufirit.
Ndersa socialistët, si te ngritur nga nje enderr e keqe bertasin se rruga eshte shume e shtrenjte, eshte shume e larte, ka shume korsi apo kompanite supervizore dhe ndertuese nuk jane serioze. Ky acarim i armiqve te rruges ka edhe nje arsye tjeter shume madhore qe duhet te theksohet: afrimin e fushates elektorale te 2009-s.
Kjo veper inxhinierike madhështore, kjo veper ekonomike e pakrahasuar, kjo veper kombetare largpamëse eshte frika me e madhe per humbjen e PS-se ne 2009-n. Madje kjo frike e madhe ndaj saj ka erresuar edhe logjiken minimale per te menduar se edhe ne Kurbin, Mirditë, Kukes e Has ka qytetarë me bindje te majta. Ky qendrim ndaj rruges se Kosoves eshte njekohësisht edhe kundravenie ndaj ish-votuesve te tyre, ndaj aspiratave te tyre per nje jete me te mire.
Ose atehere mbetet kjo tjetra, qe opozita e sotme e ka kuptuar se ne keto zona edhe socialistet do te votojne per PD e qeverine e saj, keshtu qe i konsideron te gjithe kundershtarë politikë. Kundershtimi per arsye politike ndaj Rruges se Kosoves deri ne nje fare mase mund te kuptohet, por armiqesia ndaj saj e nje Force te tere Politike, madje e te gjithe opozites eshte nje precedent i padegjuar. Ndersa per disa individë te cilet e kane ngritur karrieren e tyre me Rrugen e Kosoves ne goje, pa kaluar shume vite do te turperohen per qendrimet e tyre, madje edhe pasardhesit do ta kene te veshtire te permendin emrin e baballareve te tyre, pikerisht per kete fakt.
Ndonje nga armiqte e rruges mund te emertohet pa frike xhenier anti-rruge ose urith i rruges se Kosoves. Ata gjate ketyre viteve jane munduar te ndertojne tunele-urithash ne trasene e saj per te penguar ndertimin apo per të ngadalësuar avancimin e punimeve.
Duket sikur eshte shpallur nje gare brenda PS ne menyre qe njerëzit te klasifikohen jo sipas kontributit te tyre ne parlament, ne zonat elektorale apo ne Parti, por kush e shan me shume e me mire Rrugen e Kosoves.
Madje para disa kohesh isha ne nje debat televiziv me dy perfaqesues te opozites per problemet e Bujqesise dhe gjysma e kohes u harxhua prej tyre duke share rrugen. Duket sikur eshte krijuar jo me “njeriu i ri”, por tipi i “Politikanit te Ri”, i politikes se re qe inspirohet nga nje lider i ri i se Majtes i cili vlerësimet i shperndan sipas kriterit “kush flet me shume, pa argumente dhe eshte kunder gjithckaje qe ndertohet ne Shqiperi, kundër shkollave te reja, ujësjellësave te rinj, rrugëve te reja, kanaleve kulluese, autostradave, qendrave shendetesore e sigurisht edhe kundër Rruges se Kosoves.
Kjo politike driteshkurter do t’i coje ne nje humbje te sigurte ne zgjedhjet e Qeshorit, por “Politikanet e Tipit te Ri” do ta kene shume te veshtire ballafaqimin me njerëzit e Kurbinit, Mirdites e Kukesit.
Une sot, thjseht po u drejtohem me shprehjen e Jezu Krishtit “Fali Zot, se s’dine c’ka bajnë!”.
Fjala e mbajtur nga deputeti i Mamurrasit në seancën e djeshme plenare të Kuvendit të Shqipërisë
...