Dosjet, kategoritë që nuk prek ligji
07/01/2009 Projekti i miratuar nga mazhoranca parlamentare lë jashtë verifikimit persona të rëndësishme
Mësuesit dhe punonjësit që sigurojnë informacionin e klasifikuar i shpëtojnë sitës
Ligjvënësi shqiptar pas shumë përpjekjeve dhe viteve pritje për realizimin e një ligji sa më të mirë për verifikimin e pastërtisë së figurës së zyrtarëve, ka lënë jashtë verifikimit disa kategori të rëndësishme për shoqërinë shqiptare. Ndër to për nga rëndësia e funksionit janë mësuesit, të cilët edukojnë brezin e ardhshëm, dhe punonjësit e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, që sigurojnë informacionet sekrete apo konfidenciale shtetërore. Futja e mësuesve në listën e subjekteve që do të verifikohen sipas ligjit që u miratua në fund të muajit dhjetor u propozua nga deputetë të Partisë Demokratike në Komisionin parlamentar të Ligjeve, propozim i cili u hodh poshtë nga anëtarët e tjerë të komisionit, deputetë të së njëjtës forcë politike.
Mësuesit
Autoriteti i Kontrollit të Figurave fillon procedurën e verifikimit të pastërtisë morale të funksionarëve, kryesisht për të gjitha subjektet e përcaktuara në ligj, pra që nga Presidenti i Republikës deri te drejtorët e gjimnazeve. Këta të fundit me propozim të deputetëve u përfshinë në listë, por u la jashtë një tjetër kategori po kaq e rëndësishme siç janë mësuesit. Kategoria që përgatit të ardhmen e kombit shqiptar nuk preket nga ligji që synon pastërtinë morale të figurës së zyrtarëve shqiptarë. Shumica parlamentare, e cila me votat e saj miratoi këtë projekt, pati në mesin e saj deputetë që kërkuan verifikimin edhe të kësaj kategorie, kërkesë e cila u refuzua. Po ashtu shumica parlamentare, duke e cilësuar jashtë objektit të ligjit, refuzoi edhe propozimin e deputetit Nikollë Lesi për verifikimin e pronarëve, bashkëpronarëve, drejtorëve dhe kryeredaktorët e medieve të shkruara dhe audiovizive.
DSIK
Nga 25 punonjës që ka në total DSIK-ja, preken sipas ligjit që ka hyrë në fuqi vetëm 4 prej tyre. Ndërkohë ky institucion për nga misioni ka një rëndësi të veçantë. “Organizimi, drejtimi dhe kontrolli i masave për ruajtjen, klasifikimin dhe administrimin e informacionit të klasifikuar”, është misioni i tij. DSIK gjithashtu harton politika, programe e procedura për sigurimin e informacionit të klasifikuar dhe kontrollon zbatimin e tyre prej institucioneve; u rekomandon drejtuesve të institucioneve marrjen e masave të shpejta dhe të përshtatshme për korrigjimin e shkeljeve të vërejtura; mbikëqyr rregullat e sigurimit fizik, ushtarak dhe elektronik të informacionit të klasifikuar, si dhe të anës teknike të marrjes, përpunimit, administrimit dhe arkivimit të tyre; harton procedura për parimet e klasifikimit dhe të shenjëzimit, trajnimit dhe edukimit profesional dhe harton udhëzime për klasifikimin e deklasifikimin; kryen rishikimin e programeve të secilit institucion, kërkon raporte nga këto institucione dhe bashkëpunon për përmbushjen e përgjegjësive etj.
Subjektet e verifikimit
Sipas këtij ligji, subjekti i verifikimit janë të gjithë funksionarët publikë të zgjedhur apo të emëruar të cilët aktualisht ushtrojnë apo do të ushtrojnë një nga funksionet e mëposhtme:
Presidenti i Republikës së Shqipërisë;
deputetët e Kuvendit të Shqipërisë;
anëtarët e Këshillit të Ministrave, zëvendësministrat, funksionarët politikë, sekretarët e përgjithshëm, drejtorët e përgjithshëm dhe drejtorët e drejtorive të dikastereve, si dhe të barazuarit me ta në institucionet e tjera shtetërore qendrore dhe të pavarura;
anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe gjyqtarët dhe prokurorët pranë gjykatave dhe prokurorive të të gjitha niveleve;
funksionarë të lartë të Presidencë, të administratës së Kuvendit, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, Prokurorisë së Përgjithshme;
guvernatorë, zëvendësguvernatorë dhe drejtorët e Bankës së Shqipërisë;
funksionarë të FA-së në Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë, si dhe oficerët me gradë “gjeneral” dhe “kolonel”;
prefektët, kryetarët e këshillave të qarkut si dhe kryetarët e bashkive dhe komunave;
në SHISH, SHIU, SHIR dhe çdo shërbim tjetër inteligjent; në Gardën e Republikës;
drejtori i Policisë së Shtetit deri në nivel qarku dhe komisariati;
drejtuesit e përfaqësive diplomatike;
rektorë, zëvendësrektorë të universiteteve publike;
anëtarë të Akademisë së Shkencave;
drejtorët e gjimnazeve dhe të të mesmeve tekniko-profesionale;
çdo person tjetër i dekretuar nga Presidenti i Republikës apo i zgjedhur nga Kuvendi.